Skip to content

Ishte pyetur për leximin e të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Ibn Ebu Mulejke tregon:

"Një grua e Profetit ﷺ tregon - Ebu Amiri thotë se Nafiu ka thënë: “Mendoj se ishte Hafsa” - se ishte pyetur për leximin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, dhe ajo kishte thënë: “Ju nuk mund ta bëni këtë.” Atëherë asaj iu tha: “Na e trego atë.” Ai tha: Kështu, ajo bëri një lexim të shtruar e të qartë. Ebu Amiri tregon se Nafiu ka thënë: Pastaj Ibn Ebu Mulejka na e demonstroi (këtë lexim duke lexuar): "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve." (El Fatiha, 2), pastaj u ndal, "Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit." (El Fatiha, 3], pastaj u ndal, "Sunduesit të Ditës së Gjykimit." (El Fatiha, 4)

عَنْ بَعْضِ أَزْوَاجِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -قَالَ: أَبُو عَامِرٍ، قَالَ نَافِعٌ: أُرَاهَا حَفْصَةَ- أَنَّهَا سُئِلَتْ عَنْ قِرَاءَةِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَتْ: إِنَّكُمْ لَا تَسْتَطِيعُونَهَا قَالَ: فَقِيلَ لَهَا أَخْبِرِينَا بِهَا. قَالَ: فَقَرَأَتْ قِرَاءَةً تَرَسَّلَتْ فِيهَا قَالَ أَبُو عَامِرٍ: قَالَ نَافِعٌ: فَحَكَى لَنَا ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ {الحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ} [الفاتحة: 2] ثُمَّ قَطَّعَ {الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ} [الفاتحة: 1] ثُمَّ قَطَّعَ {مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ}.

Transmeton Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Hafsa, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet: Si ishte leximi i Kuranit nga Profeti ﷺ? Ajo tha: “Ju nuk mund ta bëni dot diçka të tillë.” Atëherë i thanë: “Na trego.” Nafiu ka thënë: Ibn Ebu Mulejka na lexoi me një lexim të ngadaltë; për t'u pasqyruar dhe përafruar atyre mënyrën e leximit të Profetit ﷺ, kështu lexoi: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve", pastaj e ndërpreu leximin, "Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit", pastaj e ndërpreu leximin, "Sunduesit të Ditës së Gjykimit."

Mësime nga hadithi

Sqarimi i udhëzimit të Profetit ﷺ gjatë leximit të Kuranit.

Përshkrimi praktik për sqarimin e formës së leximit të të Dërguarit ﷺ.

Ligjshmëria e leximit të Kuranit ngadalë, sepse kjo ndihmon më shumë në meditimin e tij.

Kujdesi që tregonin selefët e mirë për Kuranin Fisnik dhe për veprën e Profetit ﷺ.

Rëndësia e njohjes së texhvidit dhe shkencave të Kuranit.

Referencat

Musnedi i Ahmedit (44/ 70) (26470).

Më shumë (1)

الفتح الرباني لترتيب مسند أحمد الشيباني (3/237).