Mos u zemëro!
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
përcjell se një njeri i tha Profetit ﷺ: "Më këshillo!" Profeti i tha: "Mos u zemëro!" Ky rikërkonte disa herë, porse Profeti gjithnjë i thoshte: "Mos u zemëro!"
أَنَّ رَجُلًا قَالَ لِلنَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: أَوْصِنِي، قَالَ: «لَا تَغْضَبْ» فَرَدَّدَ مِرَارًا قَالَ: «لَا تَغْضَبْ».
Një nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i kërkoi Profetit ﷺ ta urdhërojë atë të bëjë diçka që do t'i bënte dobi, kështu që ai e urdhëroi që të mos zemërohej. Kjo do të thotë se ai duhet t'i shmangë arsyet që e çojnë drejt zemërimit dhe ta kontrollojë veten nëse i ndodh zemërimi, në mënyrë që të mos zgjatet zemërimi i tij e kjo të çojë drejt vrasjes, rrahjes, sharjes e të ngjashme. Ky njeri e rikërkoi porosinë disa herë, por Profeti ﷺ nuk shtoi në porosi më shumë se: "Mos u zemëro!"
Paralajmërimi ndaj zemërimit, sepse ai është tubuesi i të gjitha të këqijave dhe largimi nga ai është tubuesi i çdo të mire.
Zemërimi për Allahun është kur zemërohemi kur nëpërkëmben ndalesat e Tij, e ky është zemërim i lavdëruar.
Bën të përsëritet fjala kur është e nevojshme, derisa dëgjuesi të jetë i vetëdijshëm për të dhe ta kuptojë rëndësinë e saj.
Vlera e kërkimit të këshillës nga dijetari.
Sahihu i Buhariut (8/ 28) (6116).
(2/ 1038).
Më shumë (8)
التحفة الربانية في شرح الأربعين حديثًا النووية (ص36).
شرح الأربعين النووية.
لابن عثيمين (ص181).
فتح القوي المتين في شرح الأربعين وتتمة الخمسين.
للعباد (ص64).
المعجم الوسيط.
تاج العروس من جواهر القاموس.
للزبيدي (3/ 485).