Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

50 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (35)
“Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”
Sahih Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh, Ibn Hibani në Sahihun e tij dhe Hakimi.
“Mirësia është sjellja e mirë ndërsa mëkati është ajo që të bren në zemër dhe nuk dëshiron që njerëzit të mësojnë për të.”
Sahih Hadithin e parë e transmeton Muslimi ndërsa hadithin e dytë Ahmedi dhe Darimiu.
se i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte dërguar atë në Jemen, ndërsa ky e kishte pyetur për disa pije që prodhoheshin atje. I Dërguari e pyeti: "Cilat janë ato?" Ky i tha: "Bit'i dhe mizri". -Njerëzit e pyetën Ebu Burden: “Ç'është bit'i?” Ai iu përgjigj: “Bit'i është pije e (prodhuar) nga mjalti, kurse mizri pije e (prodhuar) nga elbi.- Atëherë i Dërguari ﷺ tha: "Çdo lëndë dehëse është haram." Transmetoi Buhariu.
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
"Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut."
Sahih Transmetojnë Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ibn Hibbani.
“Kush i ka këto katër cilësi është hipokrit, e nëse ka vetëm ndonjërën prej tyre, atëherë ai ka një nga cilësitë e hipokritit, derisa ta lërë atë: “Kur flet gënjen; kur premton e thyen fjalën e dhënë; kur grindet tejkalon kufijtë dhe kur bën marrëveshje tradhton."
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
“Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit; atij që ia lehtëson borxhin skamnorit, Allahu do t'ia lehtësojë gjendjen në këtë botë dhe botën tjetër; atij që ia mbulon gabimet muslimanit, Allahu do t'ia mbulojë gabimet në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu do ta ndihmojë robin e Vet, për aq kohë sa robi është duke ndihmuar vëllanë e vet. Kush ndjek një rrugë, nëpër të cilën merr dituri, Allahu do t'i lehtësojë një rrugë për në Xhenet. Sa herë që një grup njerëzish tubohen në ndonjë shtëpi të Allahut (xhami), e lexojnë dhe e mësojnë mes vete Librin e Tij, u zbret qetësia, i përfshin mëshira, melekët i mbulojnë me krahët e tyre dhe Allahu i përmend tek ata që janë pranë Tij. Atë që vepra e vet e lë mbrapa, prejardhja nuk e çon përpara.”
Sahih Transmeton Muslimi.
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: “O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, dhe pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”
Hasen Transmeton Tirmidhiu.
"Atij që shpik diçka në çështjen tonë, që nuk është prej saj, do t'i refuzohet."
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.