Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram
Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah el-Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe i tha: “Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet? Ai tha: “Po.”
أَنَّ رَجُلًا سَأَلَ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: أَرَأَيْتَ إِذَا صَلَّيْتُ المَكْتُوبَاتِ، وَصُمْتُ رَمَضَانَ، وَأَحْلَلْتُ الحَلَالَ، وَحَرَّمْتُ الحَرَامَ، وَلَمْ أَزِدْ عَلَى ذَلِكَ شَيْئًا، أَأَدْخُلُ الجَنَّةَ؟ قَالَ: «نَعَمْ».
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që i fal pesë namazet e detyrueshme dhe nuk shton pos tyre asnjë namaz vullnetar, e agjëron Ramazanin dhe nuk agjëron vullnetarisht, beson se ajo që është hallall është e lejuar dhe e vepron atë si dhe beson se ajo që është haram është e ndaluar e i shmanget asaj, kësisoj do të hyjë në Xhenet.
Muslimani duhet t'i kushtojë rëndësi kryerjes së obligimeve dhe braktisjes së gjërave të ndaluara dhe qëllimi i tij duhet të jetë hyrja në Xhenet.
Rëndësia e kryerjes së asaj që është e lejuar e besimi se ajo është hallall dhe largimi nga ajo që është e ndaluar e besimi se ajo është haram.
Veprimi i obligmeve dhe braktisja e gjërave të ndaluara janë shkak për hyrjen në Xhenet.
Sahihu i Muslimit (1/ 44) (15).
Më shumë (3)
جامع العلوم والحكم (1/513).
شرح الأربعين النووية للعثيمين (ص: 215).
فتح القوي المتين في شرح الأربعين للعباد (ص 77).