"O i Dërguari i Allahut! Nëna e Sadit (nëna ime) ka vdekur: cila është sadaka më e mirë (për të)?" - "Uji", - tha Profeti ﷺ. Kështu, hapi një bunar dhe tha: "Ky është për nënën e Sadit."
Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ka thënë:
"O i Dërguari i Allahut! Nëna e Sadit (nëna ime) ka vdekur: cila është sadaka më e mirë (për të)?" - "Uji", - tha Profeti ﷺ. Kështu, hapi një bunar dhe tha: "Ky është për nënën e Sadit."
يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ أُمَّ سَعْدٍ مَاتَتْ، فَأَيُّ الصَّدَقَةِ أَفْضَلُ؟، قَالَ: «الْمَاءُ»، قَالَ: فَحَفَرَ بِئْرًا، وَقَالَ: هَذِهِ لِأُمِّ سَعْدٍ.
Nëna e Sad ibn Ubades (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vdiq, kështu që ai e pyeti Profetin ﷺ për llojin më të mirë të sadakasë për ta dhënë në emër të nënës së tij, e Profeti ﷺ i tha: "Sadakaja më e mirë është uji, prandaj hapi një pus dhe e la si sadaka për nënën e tij."
Sqarimi se uji është prej llojeve më të mira të sadakasë.
Profeti ﷺ e udhëzoi Sadin të japë ujë sadaka, sepse është më i dobishëm për çështjet fetare e të kësaj bote dhe për shkak të nxehtësisë së madhe, nevojës dhe mungesës së ujit.
Ky hadith është argument se shpërblimet e sadakave u arrijnë të vdekurve.
Respekti dhe bamirësia që Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi me nënën e tij (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Suneni i Ebu Davudit (3/ 109) (1681).
Suneni i Nesaiut (6/ 254) (3664).
Suneni i Ibn Maxhes (4/ 643) (3684).
Më shumë (1)
شرح سنن أبي داود للعباد (204/ 19).