Skip to content

"S'ka as dëm e as dëmtim."

Ebu Seid Sad ibën Malik ibën Sinan Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"S'ka as dëm e as dëmtim."

«لَا ضَرَرَ وَلَا ضِرَارَ».

Hadithin e shënojnë Ibn Maxhe, Darekutniu dhe të tjerë me sened të lidhur.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ ka thënë se dëmi me të gjitha llojet dhe manifestimet e tij, duhet të shmanget nga vetja dhe nga të tjerët, kështu që nuk i lejohet askujt që të dëmtojë veten apo të tjerët pa dallim. Atij nuk i lejohet që ta kthejë dëmin me dëm, sepse dëmi nuk zhbëhet me dëm, veçse gjatë zbatimit të ligjit të barazisë në ndëshkim (ar. kisas), pa e tepruar.

Mësime nga hadithi

Ndalimi i ndëshkimit me më shumë sesa që ka bërë dëm.

Allahu nuk i urdhëroi robërit e Tij diçka që u bën dëm.

Hadithi shërben si rregull për ndalimin e dëmtimit të vetes dhe të tjerëve me fjalë, vepra apo mosveprim.

Prej rregullave të ligjit islam është: "Dëmi duhet mënjanuar." Pra, ligji islam nuk e aprovon dëmin, përkundrazi e refuzon dëmtimin.

Referencat

Suneni i Darekutniut (4/ 51) (3079).

Më shumë (5)

التحفة الربانية في شرح الأربعين حديثًا النووية (ص74).

شرح الأربعين النووية.

لابن عثيمين (ص325).

فتح القوي المتين في شرح الأربعين وتتمة الخمسين.

للعباد (ص112).