Skip to content
Lista e Sureve /

الفَتح

الفَتح is chapter 48 of the Quran and has 29 verses. This page presents it in full in the Uthmani script, with a verse-by-verse translation of its meaning.

29 Ajete Nr. i Sures 48
Shko te ajeti
Shqip · Nahi
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

إِنَّا فَتَحۡنَا لَكَ فَتۡحٗا مُّبِينٗا

Ne të dhamë ty një fitore të qartë,

Explanation & meanings · 1
  1. Bëhet fjalë për Traktatin e Paqes së Hudejbijes, të lidhur midis Profetit Muhamed (a.s.) dhe udhëheqësve të Mekës në vitin 6 h / 628 e.s.. Sipas komentuesve të Kuranit, marrëveshja e armëpushimit hoqi barrierat midis idhujtarëve të Mekës dhe myslimanëve të Medinës dhe kontaktet paqësore ndërmjet tyre bënë që të përhapej me shpejtësi besimi islam ndër fiset arabe. Prandaj kjo marrëveshje u quajt “fitore e qartë”.

لِّيَغۡفِرَ لَكَ ٱللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنۢبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَيَهۡدِيَكَ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا

për të t’i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në rrugën e drejtë,

وَيَنصُرَكَ ٱللَّهُ نَصۡرًا عَزِيزًا

dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِيمَٰنٗا مَّعَ إِيمَٰنِهِمۡۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Explanation & meanings · 1
  1. Shih shënimin në vargun 248 të sures 2.

لِّيُدۡخِلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَيُكَفِّرَ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عِندَ ٱللَّهِ فَوۡزًا عَظِيمٗا

(Ai e bëri këtë) për t’i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përherë, si dhe që t’ua falë gjynahet atyre. Kjo, në sytë e Allahut, është fitorja më e madhe.