Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim dhe ai zbatohet mbi të në këtë botë, Allahu është më i Drejtë se që ta dënojë robin sërish për të njëjtin mëkat në botën tjetër. Dhe kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim, por Allahu ia mbulon atë dhe ia fal, Allahu është më Bujar se që t'i kthehet asaj që tashmë e ka falur.”
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
“Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu ka caktuar për ju detyra, andaj mos i shpërfillni, ka vënë kufij, ndaj mos i tejkaloni, ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i shkelni, si dhe ka heshtur kundrejt disa gjërave në formë mëshire për ju, e jo për shkak të harresës, prandaj mos i gjurmoni.”
Neveviu ka thënë: Hadith i gradës së mirë. Transmetojnë Darakutniu në Sunenin e tij dhe të tjerë.
“Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: ...nga Urejna, - në Medinë, por nuk iu përshtat klima, kështu që u sëmurën. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë (e sadakasë) e të pinin urinën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan dhe, pasi u shëruan, e vranë bariun e Profetit ﷺ, i morën kopenë me deve (dhe ia mbathën). Lajmi për ta erdhi gjatë paradites. Profeti ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, në mesditë, i sollën para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi t'ua prisnin duart dhe këmbët, t'ua damkosnin sytë, pastaj i hodhën në gurishtën (e Medinës). Kërkonin ujë, por nuk u jepej.” Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
se Aliu dogji një grup njerëzish dhe, kur Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e dëgjoi këtë lajm, tha: “Sikur të isha në vend të tij, nuk do t'i kisha djegur, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos dënoni me çfarë dënon Allahu”, por do t'i vrisja, ashtu siç ka porositur Pejgamberi ﷺ kur ka thënë: “Atë që e ndërron fenë (islame), vriteni.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Gjaku i muslimanit, që dëshmon se vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe se unë jam i Dërguari i Tij, është i lejuar vetëm në këto tri raste: 1.I martuari lavir; 2. Ai që ka vrarë dikë padrejtësisht; dhe 3. Ai që ka dalë nga feja, që njëherazi është ndarë nga xhemati (bashkësia).”
Sahih Muttefek alejhi
“Dora pritet për një çerek dinari e sipër.”
Sahih Muttefek alejhi