Profeti i Allahut ﷺ u shkroi Kisrës, Kajserit, Nexhashiut dhe çdo tirani, duke i ftuar tek Allahu i Lartmadhëruar.
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Profeti i Allahut ﷺ u shkroi Kisrës, Kajserit, Nexhashiut dhe çdo tirani, duke i ftuar tek Allahu i Lartmadhëruar, e ky nuk ishte ai Nexhashiu, të cilit Profeti ﷺ ia fali namazin (e xhenazes në mungesë)."
أَنَّ نَبِيَّ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَتَبَ إِلَى كِسْرَى، وَإِلَى قَيْصَرَ، وَإِلَى النَّجَاشِيِّ، وَإِلَى كُلِّ جَبَّارٍ يَدْعُوهُمْ إِلَى اللهِ تَعَالَى، وَلَيْسَ بِالنَّجَاشِيِّ الَّذِي صَلَّى عَلَيْهِ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ.
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ, para vdekjes së tij, u shkroi mbretërve të popujve përreth tij duke i ftuar ata në Islam; kështu, ai i shkroi Kisrasë, që është titull për këdo që sundonte persët, Kajserit, që është titull për këdo që sundonte romakët, dhe Nexhashiut, që është titulli i mbretërve të Etiopisë. Gjithashtu, ai i shkroi çdo mbreti tiran që sundonte mbi njerëzit dhe i nënshtronte ata, ndërsa Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) sqaroi se Nexhashiu, të cilit i ishte shkruar, nuk është ai Nexhashiu që e pranoi Islamin, ndërroi jetë dhe të cilit Profeti ﷺ ia fali namazin e xhenazes në mungesë.
Ligjësimi i thirrjes së jomuslimanëve në Islam, duke përfshirë mbretërit dhe prijësit e tyre.
Ligjshmëria e dërgimit të shkresave.
Sahihu i Muslimit (3/ 1397) (1774).
Më shumë (3)
المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (3/ 612).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (31/ 67).
النهاية في غريب الحديث والأثر (136).