Familja e Muhamedit ﷺ nuk ka ngrënë dy vakte në një ditë, përveçse njëri prej tyre ishte hurma.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Familja e Muhamedit ﷺ nuk ka ngrënë dy vakte në një ditë, përveçse njëri prej tyre ishte hurma."
مَا أَكَلَ آلُ مُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَكْلَتَيْنِ فِي يَوْمٍ إِلَّا إِحْدَاهُمَا تَمْرٌ.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se familja e Pejgamberit ﷺ nuk ka ngrënë dy vakte në një ditë të vetme, veçse njëri prej dy vakteve ishte hurma.
Thjeshtësia e Profetit ﷺ dhe e familjes së tij, saqë ndonjëherë nuk gjenin gjatë ditës përveçse një vakt të vetëm.
Hurmat gjendeshin më lehtë tek ata sesa të tjerat.
Vlera e zuhdit (asketizmit) dhe e të mjaftuarit me pak për jetesë, si dhe fakti se kjo është prej moralit të profetëve dhe rrugës së zotërisë së të dërguarve.
Ngrënia e ushqimit dy herë në ditë është nga gjërat e lejuara, dhe ky është prej zakoneve të njohura të arabëve, të cilët hanin dy vakte në ditë: vaktin e drekës dhe vaktin e darkës.
Sahihu i Buhariut (8/ 97) (6455).
Sahihu i Muslimit (4/ 2282) (2971).
Më shumë (1)
فتح الباري لابن حجر (11/ 292).