Skip to content

“Personi më i keq vjedhës është ai që vjedh në namazin e tij.” I tha: "Si mund ta vjedhë namazin?" Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk e plotëson as sexhden e as rukunë.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Personi më i keq vjedhës është ai që vjedh në namazin e tij.” I tha: "Si mund ta vjedhë namazin?" Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk e plotëson as sexhden e as rukunë.”

«أَسْوَأُ النَّاسِ سَرَقَةً الَّذِي يَسْرِقُ صَلَاتَهُ» قَالَ: وَكَيْفَ يَسْرِقُ صَلَاتَهُ؟ قال: «لَا يُتِمُّ رُكُوعَهَا، وَلَا سُجُودَهَا».

Transmeton Ibn Hibbani.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se njeriu më i shëmtuar që vjedh është ai që vjedh në namazin e tij. Kjo, për shkak se përvetësimi i pasurisë së dikujt tjetër mund t'i bëjë dobi njeriut në këtë botë, ndryshe nga ky hajdut, sepse ai ka vjedhur shpërblimin e hakut të vet. I thanë: "O i Dërguari i Allahut, si mund të vjedhë në namazin e tij?" Profeti ﷺ tha: "Nuk e plotëson as rukunë e as sexhden." Kjo, sepse nxiton gjatë rukusë dhe sexhdes, e nuk i kryen ato në mënyrë të përsosur.

Mësime nga hadithi

Rëndësia e faljes së namazit në mënyrë të përkryer, duke i çuar në vend shtyllat e tij me qetësi dhe përkushtim.

Përshkrimi i atij që nuk e plotëson rukunë dhe sexhden se është hajdut, për ta larguar nga ky veprim dhe për t'ia tërhequr vërejtjen ndaj këtij harami.

Është e obligueshme që gjatë namazit të plotësohet rukuja e sexhdeja dhe të drejtohemi mes tyre.

Referencat

Sahihu i Ibn Hibanit (5/ 209) (1888).

Më shumë (4)

الشّافي في شرح مسند الشّافعي (1/613).

الكاشف عن حقائق السنن (3/1020).

التنوير (2/373).

نيل الأوطار (2/ 311).