Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi e as nën presionin e nevojave fiziologjike."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14)
Sahih Muttefek alejhi
“Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“I Dërguari i Allahut ﷺ namazin e fillonte me tekbir, kurse leximin e Kuranit me: “Elhamdu lilahi rabil alemin (Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve).” Kur binte në ruku, kokën as e ngrinte, as e ulte shumë, por në mes këtyre dyjave. Kur ngrihej nga rukuja, nuk binte në sexhde pa u drejtuar mirë në këmbë. Po ashtu, kur ngrihej nga sexhdeja, nuk binte sërish në sexhde pa u drejtuar mirë ulur. Pas çdo dy rekateve e thoshte etehijatin. Gjatë qëndrimit ulur shputën e majtë e shtrinte dhe ulej mbi të, kurse të djathtën e ngrinte përpjetë (me gishta në tokë). Ai ndalonte uljen shejtançe dhe ndalonte që njeriu t'i shtrijë krahët siç i shtrijnë bishat e egra. Në fund, namazin e përfundonte me selam.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Personi më i keq vjedhës është ai që vjedh në namazin e tij.” I tha: "Si mund ta vjedhë namazin?" Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk e plotëson as sexhden e as rukunë.”
Sahih Transmeton Ibn Hibbani.