“Atij që i lë tri xhuma pa arsye, Allahu do t'ia vulosë zemrën.”
Ebu Xha'd Damriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e kishte shoqëruar Profetin, transmetoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që i lë tri xhuma pa arsye, Allahu do t'ia vulosë zemrën.”
«مَنْ تَرَكَ ثَلَاثَ جُمَعٍ تَهَاوُنًا بِهَا طَبَعَ اللَّهُ عَلَى قَلْبِهِ».
Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër lënies së namazit të Xhumasë, duke sqaruar se atij që i lë tri xhuma nga përtacia dhe neglizhenca, pa ndonjë arsye të vlefshme, Allahu do t'ia vulosë dhe t'ia mbulojë zemrën, duke e penguar që e mira të arrijë tek ajo.
Ibn Mundhiru ka përcjellë konsensusin e dijetarëve se namazi i Xhumasë është detyrë individuale (ar. farz ajn).
Ky hadith përmban kërcënim për atë që e lë Xhumanë nga neglizhenca, se Allahu do t’ia vulosë zemrën.
Ky kërcënim nuk e përfshin atë që e lë Xhumanë për ndonjë arsye të vlefshme.
Sheukaniu ka thënë: "Sa i përket fjalës së tij: “tri xhuma”, kjo mund të nënkuptojë lënien e Xhumasë në çfarëdo forme, qoftë njëra pas tjetrës apo me ndërprerje, edhe sikur të linte një xhuma çdo vit. Pas herës së tretë, Allahu i Lartësuar do t’ia vuloste zemrën, sipas kuptimit të dukshëm të hadithit. Gjithashtu, mund të nënkuptojë (nëse lihen) tri xhuma radhazi."
Suneni i Ebu Davudit (2/ 284) (1052).
Suneni i Tirmidhiut (1/ 630) (500).
Suneni i Nesaiut (3/ 88) (1369).
Suneni i Ibn Maxhes (2/ 213) (1125).
Musnedi i Ahmedit (24/ 255) (15498).
Më shumë (2)
النهاية في غريب الحديث والأثر (557).
شرح سنن أبي داود للعباد (134/ 3).