“Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha), u tregua i paduruar, mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
Haseni tregon: “Në këtë xhami, Xhundebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar, ndërkohë as kemi harruar, as frikësohemi se ai gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke thënë, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha), u tregua i paduruar, mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
«كَانَ فِيمَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ رَجُلٌ بِهِ جُرْحٌ، فَجَزِعَ، فَأَخَذَ سِكِّينًا فَحَزَّ بِهَا يَدَهُ، فَمَا رَقَأَ الدَّمُ حَتَّى مَاتَ، قَالَ اللَّهُ تَعَالَى: بَادَرَنِي عَبْدِي بِنَفْسِهِ، حَرَّمْتُ عَلَيْهِ الجَنَّةَ».
Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se ndër ata që kanë qenë para nesh ishte një njeri që u godit nga një plagë (e madhe) dhe, për shkak të pakënaqësisë dhe padurimit ndaj dhimbjes, mori një thikë dhe i preu (damarët e) dorës së tij, duke e përshpejtuar vdekjen. Gjakderdhja nuk u ndal, derisa ai vdiq. Atëherë Allahu i Lartësuar tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
Vlera e durimit përballë sprovës dhe përmbajtja nga ankimi për dhimbjet, në mënyrë që të mos çojë në diçka edhe më të keqe.
Përcjellja e tregimeve të popujve të mëparshëm që përmbajnë mirësi dhe mësime.
Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo thekson respektimin e të drejtave të Allahut dhe mëshirën e Tij ndaj krijesave, pasi Ai ua ka ndaluar ta mbysin veten, sepse shpirtrat i përkasin Allahut."
Ndalimi i ndërmarrjes së veprimeve që çojnë në vetëvrasje dhe paralajmërim i ashpër kundër kësaj.
Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo tregon se ai e preu veten me qëllim që të vdes, e jo me qëllim mjekimin që ka gjasa të sjellë dobi."
Sahihu i Buhariut (4/ 170) (3463).
Sahihu i Muslimit (1/ 107) (113).
Më shumë (5)
فتح الباري.
لابن حجر (3/ 227).
شرح النووي على مسلم (2/ 127).
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
لعبد الله البسام (ص651).