Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme.
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se
i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ishte në minber dhe përmendi lëmoshën, vetëpërmbajtjen dhe lypjen, tha: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Dora e sipërme është ajo që jep, kurse e poshtmja është ajo që lyp.”
أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ وَهُوَ عَلَى المِنْبَرِ، وَذَكَرَ الصَّدَقَةَ، وَالتَّعَفُّفَ، وَالمَسْأَلَةَ: «اليَدُ العُلْيَا خَيْرٌ مِنَ اليَدِ السُّفْلَى، فَاليَدُ العُلْيَا: هِيَ المُنْفِقَةُ، وَالسُّفْلَى: هِيَ السَّائِلَةُ».
Profeti ﷺ, duke mbajtur hytbe në minber, përmendi sadakanë dhe përmbajtjen nga të lypurit, e më pas tha: Dora e sipërme, ajo që shpenzon dhe jep, është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu sesa dora e poshtme, ajo që kërkon.
Në të tregohet vlera e dhënies dhe e shpenzimit për bamirësi, si dhe qortimi i lypjes.
Në të ka nxitje për t'u përmbajtur nga lypja dhe për pavarësi nga njerëzit, inkurajim drejt çështjeve fisnike dhe braktisjes së të ulëtave, dhe Allahu i do çështjet fisnike.
Duart janë katër llojesh për nga vlera, si vijon: më e sipërmja është ajo që jep, pastaj ajo që përmbahet nga marrja, pastaj ajo që merr pa kërkuar, pastaj ajo që kërkon, e cila është edhe më e ulëta.
Sahihu i Buhariut (2/ 112) (1429).
Sahihu i Muslimit (2/ 717) (1033).
Më shumë (12)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 590).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 465).
التوضيح لشرح الجامع الصحيح.
لابن الملقن (10/ 315).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 388).
تحفة الأحوذي بشرح جامع الترمذي.
المباركفوري (3/ 288).
تطريز رياض الصالحين.
لفيصل آل مبارك (ص212).