“Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Do t'ju transmetoj një hadith që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin s'do t'jua tregojë askush pos meje. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”
«إِنَّ مِنْ أَشْرَاطِ السَّاعَةِ أَنْ يُرْفَعَ العِلْمُ، وَيَكْثُرَ الجَهْلُ، وَيَكْثُرَ الزِّنَا، وَيَكْثُرَ شُرْبُ الخَمْرِ، وَيَقِلَّ الرِّجَالُ، وَيَكْثُرَ النِّسَاءُ حَتَّى يَكُونَ لِخَمْسِينَ امْرَأَةً القَيِّمُ الوَاحِدُ».
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se një nga shenjat e Kiametit që po afrohet është se do të pakësohet dituria rreth fesë, e kjo do të jetë për shkak të vdekjes së dijetarëve. Si rrjedhojë e kësaj, shtohet dhe përhapet injoranca, përhapet zinaja dhe paturpësia, përhapet konsumimi i alkoolit, pakësohet numri i meshkujve dhe shtohet numri i femrave, saqë për pesëdhjetë femra është vetëm një burrë që kujdeset për punët dhe interesat e tyre.
...:
Sqarimi i disa shenjave të Kiametit
Dituria lidhur me kohën e Kiametit është prej çështjeve të fshehta, që i di vetëm Allahu.
Inkurajimi për të mësuar dituri fetare para humbjes së saj.
Sahihu i Buhariut (7/ 37) (5231).
Sahihu i Muslimit (4/ 2056) (2671).
Më shumë (2)
فتح الباري لابن حجر (9/ 330).
عمدة القاري شرح صحيح البخاري (20/ 213).