Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

9 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit; atij që ia lehtëson borxhin skamnorit, Allahu do t'ia lehtësojë gjendjen në këtë botë dhe botën tjetër; atij që ia mbulon gabimet muslimanit, Allahu do t'ia mbulojë gabimet në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu do ta ndihmojë robin e Vet, për aq kohë sa robi është duke ndihmuar vëllanë e vet. Kush ndjek një rrugë, nëpër të cilën merr dituri, Allahu do t'i lehtësojë një rrugë për në Xhenet. Sa herë që një grup njerëzish tubohen në ndonjë shtëpi të Allahut (xhami), e lexojnë dhe e mësojnë mes vete Librin e Tij, u zbret qetësia, i përfshin mëshira, melekët i mbulojnë me krahët e tyre dhe Allahu i përmend tek ata që janë pranë Tij. Atë që vepra e vet e lë mbrapa, prejardhja nuk e çon përpara.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë), kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.”
Sahih Muttefek alejhi
“Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”
Sahih Muttefek alejhi
Na kanë treguar ata që na mësonin Kuranin nga sahabët e Profetit ﷺ, se ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato. Kështu thoshin: "E mësuam dijen dhe veprimin (së bashku)."
Hasen Transmeton Ahmedi.
“O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me goditi në gjoks dhe më tha: “Për Allahun, e gëzofsh dijen, o Ebu Mundhir!”
Sahih Transmeton Muslimi.
E megjithatë (mbaj mend që) një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ pa një grup sahabësh të tubuar dhe i pyeti: - "Përse jeni ulur kështu?" - Jemi ulur të përmendim Allahun e ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam dhe na ka begatuar me të, - u përgjigjën ata. - "Betohuni për Allahun se vetëm për këtë jeni ulur!" - i tha Profeti ﷺ. - Betohemi për Allahun se nuk jemi ulur për asgjë tjetër pos kësaj-thanë ata. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Nuk ju kërkova të betoheni se ju akuzoj, por Xhibrili më erdhi dhe më tregoi se Allahu i Madhërishëm po krenohet me ju përpara melekëve.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Udhëzimi dhe dituria, me të cilat më ka dërguar Allahu, i shëmbëllejnë shiut kur bie me bollëk në tokë. Në mesin e tokave ka tokë që është e pastër (pjellore), e përthith ujin, ku mbijnë bar e barishte të shumta. Në mesin e tyre ka të atillë që është shterpë, por e mban ujin, andaj me të Allahu u sjell dobi njerëzve: pinë për vete, ua shuajnë etjen të tjerëve dhe ujitin të mbjellat. Por, shiu bie edhe mbi një tjetër lloj toke, e cila është ranore: as e akumulon ujin, as mbin bar në të. Në njërën anë, kështu shëmbëllen ai që e ka kuptuar fenë e Allahut dhe që ka përfituar nga udhëzimi e dija, me të cilat më ka dërguar Allahu: pra, ka nxënë dije dhe atë ua ka mësuar të tjerëve, kurse, në anën tjetër, është shëmbëllimi i atij që aspak nuk ia vë veshin fesë dhe nuk e pranon udhëzimin e Allahut, me të cilin unë jam dërguar.”
Sahih Muttefek alejhi