Skip to content

"Falu në këmbë. Nëse nuk mundesh, falu ulur. Nëse nuk mundesh, falu shtrirë."

Imran ibën Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vuaja nga hemorroidet, andaj e pyeta Profetin ﷺ rreth namazit, e në atë rast më tha:

"Falu në këmbë. Nëse nuk mundesh, falu ulur. Nëse nuk mundesh, falu shtrirë."

«صَلِّ قَائِمًا، فَإِنْ لَمْ تَسْتَطِعْ فَقَاعِدًا، فَإِنْ لَمْ تَسْتَطِعْ فَعَلَى جَنْبٍ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, në parim, namazi falet në këmbë, mirëpo, nëse personi nuk mund të qëndrojë në këmbë, falet ulur. E, nëse nuk mund të falet ulur, atëherë i lejohet të falet i shtrirë anash.

Kuptimet e fjalëve

بواسير: جمع باسور، وهو ورم يصيب مقعدة الإنسان.

Mësime nga hadithi

Obligueshmëria e namazit nuk bie për sa kohë që njeriu ka mendje (të shëndoshë), kështu që namazliu kalon nga një gjendje në tjetrën.

Ky hadith tregon se Islami është tolerant dhe i lehtë, sepse njeriu e kryen adhurimin në formën që ka mundësi.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 48) (1117).

Më shumë (4)

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

لعبدالله البسام (2/ 322).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (3/ 202).