Skip to content

Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se dëgjoi një njeri duke thënë: "Jo, pasha Qabenë!" Në atë rast Ibn Omeri tha: "Nuk bën të betohet në dikë a diçka tjetër përveç Allahut. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

"Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”

«مَنْ حَلَفَ بِغَيْرِ اللهِ فَقَدْ كَفَرَ أَوْ أَشْرَكَ».

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, pra përveç emrave dhe cilësive të Tij, ka mohuar Allahun (ka bërë kufër) ose ka bërë shirk, sepse betimi nënkupton madhërimin e atij që betohet në të, e madhështia është vetëm për Allahun. Andaj, betimi bëhet vetëm në Allahun, në emrat dhe në cilësitë e Tij. Ky betim është shirk i vogël (që nuk e nxjerr njeriun nga feja), por, nëse ai që betohet, e madhëron atë për të cilin betohet ashtu siç madhërohet Allahu, ose më shumë, atëherë konsiderohet prej shirkut të madh (që e nxjerr njeriun nga feja).

Kuptimet e fjalëve

من حلف: الحلف: اليمين، وهي توكيد الحكم بذكر معظّم تطمئن له نفس المخاطب.

كفر أو أشرك: يحتمل أن يكون هذا شكًّا من الراوي، ويحتمل أن تكون "أو" بمعنى الواو فيكون كفر وأشرك.

Mësime nga hadithi

Madhërimi i dikujt duke u betuar në emër të tij është një e drejtë ekskluzive e Allahut të Madhëruar, andaj betimi bëhet në Allahun, në emrat dhe në cilësitë e Tij.

Kujdesi që tregonin sahabët për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar të keqen, veçanërisht kur e keqja kishte të bënte me shirkun a kufrin.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (3/ 194) (1535).

Suneni i Ebu Davudit (5/ 154- 155) (3251).

Musnedi i Ahmedit (9/ 249) (5346).

(9/ 275) (5375).

(10/ 249) (6072).

(1/ 343).

Më shumë (11)

فتح المجيد شرح كتاب التوحيد.

لعبد الرحمن التميمي (ص413).

القول المفيد على كتاب التوحيد.

لابن عثيمين (2/ 214).

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص326).

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص365).

التمهيد لشرح كتاب التوحيد.

لصالح آل الشيخ (ص452).

فتاوى اللجنة الدائمة.