Skip to content
Lista e Sureve /

الشَّرح

الشَّرح is chapter 94 of the Quran and has 8 verses. This page presents it in full in the Uthmani script, with a verse-by-verse translation of its meaning.

8 Ajete Nr. i Sures 94
Shko te ajeti
Shqip · Nahi
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

أَلَمۡ نَشۡرَحۡ لَكَ صَدۡرَكَ

Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)

وَوَضَعۡنَا عَنكَ وِزۡرَكَ

dhe ta hoqëm barrën,

Explanation & meanings · 1
  1. Sipas Taberiut, vargu do të thotë: “A nuk të kemi dëlirur nga çdo gjynah?!”

ٱلَّذِيٓ أَنقَضَ ظَهۡرَكَ

e cila ta rëndonte tepër kurrizin,

وَرَفَعۡنَا لَكَ ذِكۡرَكَ

dhe ta ngritëm lart emrin?!

Explanation & meanings · 1
  1. Është e sigurt se asnjë njeri në botë nuk ka bërë më shumë emër sesa Profeti Muhamed (a.s.). Më se një miliardë myslimanë përmendin emrin e tij përditë, duke u lutur për të në namazet e tyre. Nga mijëra e mijëra minare, myezinët thërrasin emrin e tij pesë herë në ditë. Arritjet e misionit të tij shpirtëror, moral, juridik e politik janë tërësisht të gjalla dhe aktive edhe katërmbëdhjetë shekuj pas ndarjes së tij nga kjo botë dhe do të zgjasin, në dashtë Allahu, deri në Ditën e fundit të jetës tokësore dhe, në vazhdim, në jetën e amshuar.

فَإِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرًا

Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!