Skip to content
Lista e Sureve /

القَمَر

القَمَر is chapter 54 of the Quran and has 55 verses. This page presents it in full in the Uthmani script, with a verse-by-verse translation of its meaning.

55 Ajete Nr. i Sures 54
Shko te ajeti
Shqip · Nahi
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ

U afrua Ora dhe u ça Hëna!

Explanation & meanings · 1
  1. Kjo është një shenjë e afrimit të Orës së Kiametit. Vargu aludon për një mrekulli të famshme të Profetit Muhamed (a.s.), të regjistruar në shumë transmetime autentike të shokëve të tij. Ajo erdhi pas një këmbënguljeje të vazhdueshme të paganëve të Mekës, që Profeti t’u tregonte një shenjë mrekullie në ditët e hershme të misionit të tij.

وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ

E megjithatë, sa herë që shohin ndonjë mrekulli, ata kthejnë kurrizin dhe thonë: “Kjo është në vazhdën e magjive të tij!”

وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٖ مُّسۡتَقِرّٞ

Ata e mohojnë (të vërtetën) dhe pasojnë dëshirat dhe tekat e tyre, por çdo gjë është e caktuar.

وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ

Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori për t’i prapësuar (nga e keqja),

حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٞۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ

një urtësi e përsosur, por paralajmërimi nuk u bën dobi.