Skip to content
Lista e Sureve /

الفَاتِحة

الفَاتِحة is chapter 1 of the Quran and has 7 verses. This page presents it in full in the Uthmani script, with a verse-by-verse translation of its meaning.

7 Ajete Nr. i Sures 1
Shko te ajeti
Shqip · Nahi

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Explanation & meanings · 1
  1. Kjo formulë quhet El-Besmele në terminologjinë islame dhe ndodhet në fillim të çdo sureje të Kuranit, përveç sures së nëntë. Ajo është një thirrje që i drejtohet Allahut të Madhëruar, në mënyrë që Ai ta pranojë dhe ta bekojë veprimin që nis me këtë formulë. Besmele-ja përbëhet nga dy pjesë: përmendja e emrit të Allahut (bismil-lâh) dhe përmendja e dy prej cilësive të Tij, me të cilat Ai ka dashur që robërit e Vet ta identifikojnë: Er-Rahmân dhe Er-Rahîm (i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti). Kur shqipton pjesën e parë të formulës, myslimani thotë: “Me emrin e Allahut e nis leximin”. Më pas vazhdon me dy cilësitë: Er-Rahmân dhe Er-Rahîm, të cilët rrjedhin nga e njëjta rrënjë rahima që do të thotë “të mëshirosh”. Në lidhje me dallimin midis këtyre dy emrave të Allahut janë bërë trajtesa të shumta e të gjata, sepse, siç ndodh gjithmonë, para Madhështisë së Allahut dituria dhe njohuria njerëzore kanë gjithnjë diçka për të thënë. Sipas disa komenteve, emri Er-Rahmân do të thotë “i Mëshirshëm dhe Përdëllyes për të gjitha krijesat”, prandaj është përkthyer “I Gjithëmëshirshmi”, kurse emri Er-Rahîm, edhe pse tregon një mëshirë të pakufishme, sipas komentuesve të Kuranit, kjo mëshirë është e veçantë vetëm për besimtarët. Ky emër është përkthyer “Mëshirëploti”.

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,

ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ

Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.

Explanation & meanings · 1
  1. Vini re kumbimin e rreptë monoteist të lutjeve islame. Në Islam, jo vetëm që nuk duhet adhuruar asnjë krijesë, por edhe t’i lutesh për ndihmë ndonjë shenjtori, profeti apo çfarëdo krijese tjetër, është rreptësisht e ndaluar. Njeriu duhet t’i lutet për ndihmë vetëm Allahut.