“Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”
«لَا يَحِلُّ لِامْرَأَةٍ مُسْلِمَةٍ تُسَافِرُ مَسِيرَةَ لَيْلَةٍ إِلَّا وَمَعَهَا رَجُلٌ ذُو حُرْمَةٍ مِنْهَا».
Profeti ﷺ e ka sqaruar se nuk lejohet që një grua muslimane të udhëtojë një distancë prej një nate, përveçse nëse shoqërohet nga një burrë prej mahremëve të saj.
Ibn Haxheri ka thënë: “Ndalohet që një grua të udhëtojë pa mahrem, dhe kjo është me konsensus, përveç në rastet e Haxhit, Umres dhe largimit nga vendi i shirkut (idhujtarisë). Megjithatë, disa dijetarë e kanë vënë këtë si kusht për kryerjen e Haxhit.”
Përsosmëria e sheriatit islam dhe kujdesi i tij për ruajtjen dhe mbrojtjen e gruas.
Besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit kërkon dorëzim ndaj ligjit të Allahut dhe qëndrueshmëri në kufijtë e Tij.
Mahremi i një gruaje është burri i saj ose dikush që është përgjithmonë i ndaluar të martohet me të për shkak të lidhjes së gjakut, gjidhënies ose lidhjes martesore. Ai duhet të jetë musliman, moshërritur, mendërisht i shëndoshë, i besueshëm dhe i sigurt, pasi qëllimi i mahremit është ta mbrojë dhe ruajë gruan dhe të kujdeset për nevojat e saj.
Bejhekiu ka thënë lidhur me hadithet e transmetuara që flasin për kohëzgjatjen e udhëtimit, për të cilin një gruaje nuk i lejohet të udhëtojë përveçse me mahrem: “Përmbledhtazi, çdo gjë që quhet udhëtim, një gruaje i ndalohet ta bëjë atë pa bashkëshort ose mahrem, qoftë ai tre ditë, dy ditë, një ditë, një berid (njësi matëse e distancës), apo çfarëdo tjetër, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të transmetimit të Ibn Abasit, i cili është i fundit prej transmetimeve të Muslimt më parë: "... gruaja të mos udhëtojë pa mahrem." Kjo vlen për çdo gjë që quhet udhëtim.” Fund i citatit. Ky hadith ishte sipas gjendjes së pyetësit dhe vendit të tij.
Sahihu i Buhariut (2/ 43) (1088).
Sahihu i Muslimit (2/ 977) (1339).
Më shumë (6)
تيسير العلام.
لعبد الله البسام (ص374).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الإحكام.
لابن عثيمين (3/ 501).
خلاصة الكلام شرح عمدة الأحكام.
لفيصل آل مبارك (ص178).