Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

8 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
se ai i tha Ata ibn Ebu Rabahut: “A të të tregoj një grua prej banorëve të Xhenetit?” Unë i thashë: “Po.” Ai tha: “Kjo grua e zezë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “Unë herë pas here alivanosem, rrjedhimisht zbulohem, andaj lute Allahun për mua!” Profeti ﷺ i tha: "Nëse do të durosh, do ta kesh Xhenetin, e, nëse do, e lus Allahun të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj, pra. Por, unë zbulohem, andaj lute Allahun që të mos zbulohem.” Kështu, Profeti ﷺ u lut për të."
Sahih Muttefek alejhi
“Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: ...nga Urejna, - në Medinë, por nuk iu përshtat klima, kështu që u sëmurën. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë (e sadakasë) e të pinin urinën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan dhe, pasi u shëruan, e vranë bariun e Profetit ﷺ, i morën kopenë me deve (dhe ia mbathën). Lajmi për ta erdhi gjatë paradites. Profeti ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, në mesditë, i sollën para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi t'ua prisnin duart dhe këmbët, t'ua damkosnin sytë, pastaj i hodhën në gurishtën (e Medinës). Kërkonin ujë, por nuk u jepej.” Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
Xhibrili erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O Muhamed, a je sëmurë?” Ai tha: “Po.” Ai tha: “Me emrin e Allahut të bëj rukje, nga çdo gjë që të dëmton, nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar, Allahu të shëroftë, me emrin e Allahut të bëj rukje.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
Sahih Transmeton Muslimi.
“I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Nesër do t'ia jap këtë flamur një njeriu, nëpërmjet të cilit Allahu do të mundësojë çlirimin: njeri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ dhe që Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke hamendësuar se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë njerëzit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, duke shpresuar secili që flamuri t'i jepej atij. Profeti ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibën Ebi Talibi?” Dikush tha: "Ka shqetësime me sytë, o i Dërguari i Allahut." - "Thirreni këtu", - tha Profeti ﷺ. Kur erdhi, i Dërguari i Allahut ﷺ vendosi pështymën e tij në sytë e tij, u lut për të dhe ai u shërua, sikur të mos kishte pasur asgjë. Pastaj Profeti ﷺ ia dha flamurin dhe Aliu tha: "O i Dërguari i Allahut, t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë)?" Profeti ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”
Sahih Muttefek alejhi