: "O i Dërguari i Allahut, nuk kam lënë asnjë gjynah të vogël e të madh pa e kryer." Ai i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?"
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, nuk kam lënë asnjë gjynah të vogël e të madh pa e kryer." Ai i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?" Ai e përsëriti pyetjen tri herë. Ai iu përgjigj: "Po." Kështu, Profeti ﷺ i tha: "Kjo i mund (shlyen) ato."
جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ، مَا تَرَكْتُ حَاجَّةً وَلَا دَاجَّةً إِلَّا قَدْ أَتَيْتُ، قَالَ: «أَلَيْسَ تَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللهِ؟» ثَلَاثَ مَرَّاتٍ. قَالَ: نَعَمْ، قَالَ: «فَإِنَّ ذَلِكَ يَأْتِي عَلَى ذَلِكَ».
Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë i kam bërë të gjitha mëkatet dhe nuk kam lënë pa bërë asnjë mëkat të vogël e as të madh! A më falen mëkatet? Profeti ﷺ i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?" Këtë ia përsëriti tri herë. Ai u përgjigj: "Po." Profeti ﷺ ia tregoi vlerën e shehadetit: se ai i shlyen të këqijat dhe se pendimi i shlyen gjynahet e kaluara.
...:
Madhështia e shehadetit (la ilahe il-lallah, Muhamed resulullah) dhe epërsia e tij ndaj gjynaheve, për atë që e thotë me sinqeritet nga zemra.
Islami i shlyen gjynahet e kaluara.
Pendimi i sinqertë i fshin gjynahet e kaluara.
Përsëritja e çështjes gjatë mësimdhënies është nga udhëzimi i Profetit ﷺ.
Vlera e shehadetit dhe se ai është shkak i shpëtimit nga mosqëndrimi i përhershëm në Zjarr.
Hadithe të përzgjedhura - Dija el-Mekdesi (5/ 151) (1773).
Më shumë (8)
مسند أبي يعلى الموصلي (6/ 155) (3433).
المعجم الصغير للطبراني (2/ 201) (1025).
شعب الإيمان (5/404) (7086).
غريب الحديث للخطابي (1/255).
الترغيب والترهيب (4/55).
النهاية في غريب الحديث والأثر (1/341).
الزواجر لابن حجر الهيتمي (2/961).
جامع العلوم والحكم (1/305).