Skip to content

“Vërtet varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e lehtë, por nëse nuk shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e vështirë.”

Haniu, i çrobëruari i Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rrëfen: "Sa herë që Othmani qëndronte pranë një varri, qante derisa i lagej mjekra. I thanë: "Përmendet Xheneti dhe Zjarri, e nuk qan, ndërsa për këtë po qan?" Ai tha: "Vërtet i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Vërtet varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e lehtë, por nëse nuk shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e vështirë.”

«إِنَّ الْقَبْرَ أَوَّلُ مَنْزِلٍ مِنْ مَنَازِلِ الْآخِرَةِ، فَإِنْ نَجَا مِنْهُ فَمَا بَعْدَهُ أَيْسَرُ مِنْهُ، وَإِنْ لَمْ يَنْجُ مِنْهُ فَمَا بَعْدَهُ أَشَدُّ مِنْهُ».

Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
Hasen
Shpjegimi

Kur Othmān ibn Afani, prijësi i besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), qëndronte pranë një varri, qante derisa lotët ia lagin mjekrën. I thanë: “Po përmendet Xheneti dhe Zjarri, por nuk po qan nga përmallimi për Xhenetin dhe as nga frika prej Zjarrit, ndërsa po qan për shkak të varrit?!” Ai tha: “Vërtet Profeti ﷺ ka treguar se varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton dhe lirohet prej saj, atëherë ajo që vjen pas saj do të jetë më e lehtë për të. Por, nëse nuk shpëton nga dënimi i saj, atëherë ajo që pason nga dënimi do të jetë edhe më e rëndë se ajo që gjendet në të.”

Mësime nga hadithi

Sqarim rreth frikës që kishte Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ndaj Allahut të Lartësuar, megjithëse ai ishte prej atyre që u përgëzuan për Xhenet (sa ishte gjallë).

Është e ligjshme të qash kur kujton tmerret e varrit dhe të Ditës së Gjykimit.

Pohimi i ekzistimit të kënaqësisë dhe dënimit në varr.

Paralajmërim nga dënimi i varrit.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (4/ 130) (2308).

Suneni i Ibn Maxhes (5/ 333) (4267).

Më shumë (6)

مشكاة المصابيح.

للتبريزي (1/ 48).

تحفة الأحوذي بشرح جامع الترمذي.

المباركفوري (6/ 490).

مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.

لعلي القاري (1/ 215).