“Përkujtoni shpesh shkatërruesin e kënaqësive”, - vdekjen.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Përkujtoni shpesh shkatërruesin e kënaqësive”, - vdekjen.
«أَكْثِرُوا ذِكْرَ هَادمِ اللَّذَّاتِ» يَعْنِي الْمَوْتَ.
Profeti ﷺ nxiti të përkujtohet shpesh vdekja, pasi ajo ia kujton njeriut botën e ardhshme dhe shkatërron dashurinë e tij për kënaqësitë e kësaj bote në zemër, veçanërisht ato të ndaluara.
Vdekja i ndërpret kënaqësitë e kësaj bote, por besimtarin e kalon te kënaqësitë e botës së ardhshme dhe te kënaqësitë e Xhenetit, me gjithë mirësitë e mëdha që gjenden aty.
Përkujtimi i vdekjes dhe i asaj që vjen pas saj, janë ndër shkaqet e pendimit, largimit nga mëkati dhe përgatitjes për botën e ardhshme.
Suneni i Tirmidhiut (4/ 141) (2307).
Suneni i Nesaiut (4/ 4) (1824).
Suneni i Ibn Maxhes (5/ 326) (4258).
Më shumë (1)
ذخيرة العقبى في شرح المجتبى (18/ 219).