Skip to content

"Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare)

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon:

"Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare): dy rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij, dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para farzit të sabahut. Gjatë kësaj kohe nuk hynim te Profeti ﷺ (në shtëpinë e tij). Hafsa më tregoi se, kur myezini e thërriste ezanin dhe hynte sabahu, i falte dy rekate. Në një transmetim qëndron: "Profeti ﷺ i falte dy rekate pas xhumasë."

حَفِظْتُ مِنَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَشْرَ رَكَعَاتٍ: رَكْعَتَيْنِ قَبْلَ الظُّهْرِ، وَرَكْعَتَيْنِ بَعْدَهَا، وَرَكْعَتَيْنِ بَعْدَ المَغْرِبِ فِي بَيْتِهِ، وَرَكْعَتَيْنِ بَعْدَ العِشَاءِ فِي بَيْتِهِ، وَرَكْعَتَيْنِ قَبْلَ صَلاَةِ الصُّبْحِ، وَكَانَتْ سَاعَةً لاَ يُدْخَلُ عَلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِيهَا، حَدَّثَتْنِي حَفْصَةُ أَنَّهُ كَانَ إِذَا أَذَّنَ المُؤَذِّنُ وَطَلَعَ الفَجْرُ صَلَّى رَكْعَتَيْنِ، وَفِي لَفْظٍ: أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يُصَلِّي بَعْدَ الْجُمُعَةِ رَكْعَتَيْنِ.

Muttefek alejhi në të gjitha transmetimet e tij.
Sahih
Shpjegimi

Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) sqaron se prej namazeve vullnetare që i ka mbajtur në mend nga Profeti ﷺ janë dhjetë, të cilat quhen sunetet e rregullta ditore (ar. es-sunen er-ravatib). Dy rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij dhe dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para namazit të sahabut. Kështu, bëjnë dhjetë rekate. Sa i përket namazit të xhumasë, Profeti ﷺ i falte dy rekate pas tij.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Është e pëlqyeshme që këto sunete të rregullta ditore të falen në vazhdimësi.

Është e ligjshme që sunetet të falen në shtëpi.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 58-59) (1180.

1181).

Sahihu i Muslimit (2/ 601) (882).

Më shumë (2)

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

للبسام (ص112).