Skip to content

"Kur ndokush e takon vëllanë e tij, le t’i japë selam. Nëse një pemë, një mur ose një gur i ndan ata e pastaj takohen përsëri, le t’i japë selam edhe atëherë."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kur ndokush e takon vëllanë e tij, le t’i japë selam. Nëse një pemë, një mur ose një gur i ndan ata e pastaj takohen përsëri, le t’i japë selam edhe atëherë."

«إِذَا لَقِيَ أَحَدُكُمْ أَخَاهُ فَلْيُسَلِّمْ عَلَيْهِ، فَإِنْ حَالَتْ بَيْنَهُمَا شَجَرَةٌ أَوْ جِدَارٌ أَوْ حَجَرٌ ثُمَّ لَقِيَهُ فَلْيُسَلِّمْ عَلَيْهِ أَيْضًا».

Transmeton Ebu Davudi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e inkurajon muslimanin t'i japë selam vëllait të tij musliman sa herë që e takon, edhe nëse ata ecin bashkë dhe një pengesë, bie fjala, një pemë, mur ose gur i madh i ndan. Kur ata takohen sërish, i japin selam njëri-tjetrit.

Mësime nga hadithi

Rekomandohet përhapja e selamit dhe përsëritja e tij sa herë që ndryshon situata.

Kujdesi i madh i Profetit ﷺ për përhapjen e sunetit të selamit dhe zellin e tij në këtë çështje, për shkak të dashurisë dhe afrimit që sjell mes muslimanëve.

Selami është të thuash: "Es Selamu alejkum", ose: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu", dhe nuk përfshin shtrëngimin e duarve që ndodh kur takohesh për herë të parë.

Selami është lutje dhe muslimanët kanë nevojë të luten për njëri-tjetrin, edhe nëse kjo përsëritet shpesh.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (7/ 494) (5200).

Më shumë (8)

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص520).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 138).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 667).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (4/ 410).