Ne jemi të fundit nga popujt dhe të parët që do të japin llogari.
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ne jemi të fundit nga popujt dhe të parët që do të japin llogari. Do të thuhet: "Ku është populli analfabet dhe profeti i tij?" Prandaj, ne jemi të fundit (në këtë botë), por të parët (në botën tjetër).”
«نَحْنُ آخِرُ الأُمَمِ، وَأَوَّلُ مَنْ يُحَاسَبُ، يُقَالُ: أَيْنَ الأُمَّةُ الأُمِّيَّةُ وَنَبِيُّهَا؟ فَنَحْنُ الآخِرُونَ الأَوَّلُونَ».
Profeti ﷺ njoftoi se umeti i tij është i fundit i umeteve në ekzistencë dhe në kohë, dhe është umeti i parë që do të japë llogari në Ditën e Kiametit. Në Ditën e Kiametit do të thuhet: “Ku është umeti umi (i pashkolluar) dhe Profeti i tij?”, atribut i cili lidhet me të qenit e tij ﷺ umi, sa i përket mosnjohjes së leximit dhe shkrimit. Kështu, ata do të thirren të parët për të dhënë llogari, ndërsa ne jemi të mbramët në kohë dhe në ekzistencë, dhe të parët në dhënien e llogarisë Ditën e Kiametit dhe në hyrjen në Xhenet.
Epërsia e këtij umeti ndaj popujve të mëparshëm.
Më shumë (3)
حاشية السندي على سنن ابن ماجه (2/575).
ذخيرة العقبى في شرح المجتبى (16/52).
مرشد ذوي الحجا والحاجة إلى سنن ابن ماجه (26/241).