Prej sunetit është që kur muezini thotë në ezanin e sabahut "Hajje alel felah", të thotë: "Es Salatu hajrum-minen-neum".
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
Prej sunetit është që kur muezini thotë në ezanin e sabahut "Hajje alel felah", të thotë: "Es Salatu hajrum-minen-neum".
مِنَ السُّنَّةِ إِذَا قَالَ الْمُؤَذِّنُ فِي أَذَانِ الْفَجْرِ حَيَّ عَلَى الْفَلَاحِ، قَالَ: الصَّلَاةُ خَيْرٌ مِنَ النَّوْمِ.
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, nga ajo që Profeti ﷺ ka miratuar në sunetin e tij, është që muezini, posaçërisht në ezanin e sabahut, pas fjalëve "Hajje alel felah", të thotë: "Es Salatu hajrum-minen-neum".
Fjala e tij (Prej Sunetit): do të thotë suneti i Profetit ﷺ, prandaj ka statusin e hadithit merfu, domethënë: që i atribuohet Profetit ﷺ.
Është e pëlqyeshme që muezini të thotë në ezanin e sabahut, pas fjalëve "Hajje alel felah", dy herë: "Es Salatu hajrum-minen-neum", sepse namazi i sabahut është në kohën kur shumica e njerëzve flenë dhe ngrihen për namaz nga gjumi, kështu që, namazi i sabahut veçohet me këtë nga namazet e tjera.
Sahihu i Ibn Huzejmes. (1/ 233) (386).
Suneni i Darekutniut (1/ 454) (944).
Sunen el-Kubra i Bejhakiut (1/ 623) (1984).
Më shumë (6)
توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (1/ 510).
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
لعبد الله الفوزان (2/ 239).
فتاوى اللجنة الدائمة.
اللجنة الدائمة للبحوث العلمية والإفتاء (6/ 62).