Sikur i biri i Ademit të kishte dy lugina me pasuri, do ta kërkonte edhe të tretën.
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Sikur i biri i Ademit të kishte dy lugina me pasuri, do ta kërkonte edhe të tretën, kështu që barkun e tij s'mund ta ngopë asgjë tjetër pos dheut, por Allahu e fal atë që pendohet.”
«لَوْ كَانَ لِابْنِ آدَمَ وَادِيَانِ مِنْ مَالٍ لَابْتَغَى وَادِيًا ثَالِثًا، وَلَا يَمْلَأُ جَوْفَ ابْنِ آدَمَ إِلَّا التُّرَابُ، وَيَتُوبُ اللهُ عَلَى مَنْ تَابَ».
Profeti ﷺ lajmëroi se nëse biri i Ademit do të zotëronte një luginë të mbushur me ar, nga lakmia që e ka në natyrën e tij do të dëshironte të kishte dy lugina të tjera, dhe se ai do të vazhdojë ta lakmojë dynjanë derisa të vdesë dhe t'i mbushet barku me dheun e varrit të tij.
Etja e madhe e njeriut për grumbullimin e pasurisë dhe të mirave të tjera të kësaj bote.
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon qortimin e lakmisë për këtë botë, dashurisë për shumimin e saj dhe dëshirës për të."
Allahu i Lartësuar ia pranon pendimin atij që pendohet nga cilësitë e qortueshme.
Neveviu ka thënë: "Ky hadith i referohet gjendjes së shumicës së bijve të Ademit në lakminë e tyre për këtë botë, dhe këtë e mbështet thënia e Profetit ﷺ: "Allahu e fal atë që pendohet."
Sahihu i Buhariut (8/ 93) (6439).
Sahihu i Muslimit (2/ 725) (1048).
(1/ 148).
Më shumë (5)
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 54).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 76).
المعجم الوسيط.