Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”
Sahih Muttefek alejhi
“Veprat ndahen në gjashtë lloje dhe njerëzit janë katër sosh. Janë dy gjëra obliguese, (dy) që llogariten një për një, një vepër e mirë me dhjetë sosh dhe një vepër e mirë me shtatëdhjetë mijë sosh. Dy gjërat obliguese janë: atij që vdes pa i bërë shok Allahut asgjë (në adhurim), i takon Xheneti, kurse Atij që vdes duke i bërë shok Allahut ndokënd (në adhurim), i takon Zjarri. Ndërkaq, (dy) që llogariten një për një janë: nëse dikush ka vendosur të bëjë një vepër të mirë derisa ta ndiejë atë zemra e tij dhe Allahu ta dijë këtë gjë prej tij, i shënohet një vepër e mirë, si dhe, nëse dikush ka bërë një vepër të keqe, i shënohet një vepër e keqe. Atij që bën një vepër të mirë, i vlen sa dhjetë të mira si ajo. Ndërkaq, ai që jep një lëmoshë të vetme në rrugën e Allahut, kjo vepër e mirë i shënohet si shtatëqind vepra të mira. Sa u përket njerëzve, ka të atillë që kjo botë u zgjerohet, e bota tjetër u ngushtohet; të atillë që kjo botë u ngushtohet, e bota tjetër u zgjerohet; të atillë që janë të ngushtuar në këtë botë e në botën tjetër dhe të atillë që në këtë botë dhe botën tjetër e kanë të zgjeruar."
Hasen Transmeton Ahmedi.
“Dinari (monedhë e artë) më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.” Ebu Kilabe ka thënë: "(Pejgamberi)Filloi me familjen." Pastaj Ebu Kilabe tha: "Cili njeri ka shpërblim më të madh sesa ai i cili shpenzon për fëmijët e tij të vegjël, ua ruan nderin, ose Allahu u sjell dobi atyre nëpërmjet tij dhe ua plotëson nevojat."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”
Sahih Transmeton Muslimi.