Skip to content

“Islami ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj, ashtu siç ka filluar, andaj lum për këta të huaj!”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Islami ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj, ashtu siç ka filluar, andaj lum për këta të huaj!”

«بَدَأَ الْإِسْلَامُ غَرِيبًا، وَسَيَعُودُ كَمَا بَدَأَ غَرِيبًا، فَطُوبَى لِلْغُرَبَاءِ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Islami nisi si diçka e huaj, me pak njerëz që e pranuan atë, dhe do të kthehet si diçka e huaj, me vetëm pak njerëz që do ta mbajnë atë, ashtu siç nisi. Pra, përgëzime të mëdha dhe lajme të mira për të huajt, si dhe lumturi e kënaqësi për ta.

Mësime nga hadithi

Njoftimi se Islami, pas përhapjes dhe famës së tij, do të bëhet përsëri i huaj.

Në këtë hadith tregohet një prej shenjave të profecisë, pasi Profeti ﷺ njoftoi për ngjarje që do të ndodhnin pas tij, dhe ato ndodhën saktësisht ashtu siç kishte lajmëruar.

Vlera e atyre që braktisin atdheun dhe familjet e tyre, për hir të Islamit, është se ata do të kenë Xhenetin.

Të huajt janë ata që janë në rrugë të drejtë e të devotshëm, atëherë kur njerëzit e tjerë prishen, dhe janë ata që e rregullojnë dhe përmirësojnë atë që njerëzit e tjerë e kanë prishur.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 130) (145).

Më shumë (2)

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (4/ 142).

إكمال المعلم بفوائد مسلم (1/ 456).