Skip to content

Vini re! Secili prej jush po i lutet Zotit të tij, prandaj mos e shqetësoni njëri-tjetrin.

Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"I Dërguari i Allahut ﷺ po bënte itikaf në xhami, kur i dëgjoi ata duke lexuar me zë të lartë. Ai e largoi perden dhe tha: "Vini re! Secili prej jush po i lutet Zotit të tij, prandaj mos e shqetësoni njëri-tjetrin dhe mos e ngrini zërin mbi njëri-tjetrin gjatë leximit", - ose tha: "në namaz".

اعْتَكَفَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي المَسْجِدِ، فَسَمِعَهُمْ يَجْهَرُونَ بِالقِرَاءَةِ، فَكَشَفَ السِّتْرَ، فَقَالَ: «أَلَا إِنَّ كُلَّكُمْ مُنَاجٍ رَبَّهُ، فَلَا يُؤْذِيَنَّ بَعْضُكُمْ بَعْضًا، وَلَا يَرْفَعْ بَعْضُكُمْ عَلَى بَعْضٍ فِي القِرَاءَةِ»، أَوْ قَالَ: «فِي الصَّلَاةِ».

Transmeton Ebu Davudi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ po qëndronte në itikaf në një tendë brenda xhamisë së tij për t'u afruar tek Allahu, kur Profeti ﷺ i dëgjoi shokët e tij duke e lexuar Kuranin me zë shumë të lartë, saqë e shqetësonin njëri-tjetrin. Ai e hoqi mbulesën e tendës, e qortoi dhe e kritikoi atë që veproi ashtu, e më pas tha: “Të gjithë ju po i drejtoheni Zotit tuaj përmes leximit të Kuranit, prandaj mos e shqetësoni njëri-tjetrin dhe asnjëri prej jush të mos e ngrejë zërin mbi tjetrin gjatë leximit, ose gjatë namazit.”

Mësime nga hadithi

Ndalohet ngritja e zërit gjatë leximit të Kuranit, nëse kjo e dëmton dikë.

Profeti ﷺ ua mësoi shokëve të tij edukatën e leximit të Kuranit.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (2/ 494) (1332).

Më shumë (4)

شرح سنن أبي داود للعباد (162/ 18).

شرح أبي داود للعيني (5/238).

شرح سنن ابي داود لابن رسلان (6/515).

ذخيرة العقبى (11/669).