“Sa e sa flokëshprishurve (të pluhurosurve), që refuzohen nga dyert e njerëzve, po qe se i betohen Allahut, Ai ua realizon betimin.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Sa e sa flokëshprishurve (të pluhurosurve), që refuzohen nga dyert e njerëzve, po qe se i betohen Allahut, Ai ua realizon betimin.”
«رُبَّ أَشْعَثَ مَدْفُوعٍ بِالْأَبْوَابِ لَوْ أَقْسَمَ عَلَى اللهِ لَأَبَرَّهُ».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se mes njerëzve ka prej atyre që kanë flokë të çrregullt e të pluhurosur, të cilët nuk i lyejnë me vaj dhe nuk i lajnë shpesh. Ata nuk kanë pozitë në sytë e njerëzve; largohen nga dyert dhe refuzohen për shkak të përçmimit. Megjithatë, sikur të betoheshin për diçka, Allahu do ta përmbushte betimin e tyre për nder të tyre, duke ua pranuar kërkesën, dhe duke i ruajtur që betimi i tyre të mos dalë i pavërtetë, për shkak të vlerës dhe pozitës së tyre tek Allahu.
Allahu nuk shikon pamjen e jashtme të robit, por shikon zemrat dhe veprat.
Njeriu duhet të kujdeset më shumë për veprat e tij dhe pastërtinë e zemrës sesa për trupin dhe veshjen e tij.
Përulësia dhe nënshtrimi para Allahut janë prej shkaqeve të pranimit të lutjeve. Prandaj, Allahu i Lartësuar ua përmbush betimet robërve të devotshëm e të fshehur.
Kjo tregon edukimin profetik ndaj njerëzve, që askush të mos e përçmojë tjetrin.
Sahihu i Muslimit (4/ 2024) (2622).
Më shumë (7)
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (5/ 48).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (1/ 344).
نزهة المتقين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 268) شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 63).