Çdo pejgamberi i janë dhënë mrekulli të atilla që njerëzit (lehtë) i besojnë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Çdo pejgamberi i janë dhënë mrekulli të atilla që njerëzit (lehtë) i besojnë. Mua më është dhënë shpallja, të cilën ma ka shpallur Allahu. Andaj, shpresoj të jem Pejgamberi me më së shumti pasues në Ditën e Gjykimit.”
«مَا مِنَ الأَنْبِيَاءِ نَبِيٌّ إِلَّا أُعْطِيَ مَا مِثْلهُ آمَنَ عَلَيْهِ البَشَرُ، وَإِنَّمَا كَانَ الَّذِي أُوتِيتُ وَحْيًا أَوْحَاهُ اللَّهُ إِلَيَّ، فَأَرْجُو أَنْ أَكُونَ أَكْثَرَهُمْ تَابِعًا يَوْمَ القِيَامَةِ».
Profeti ﷺ përmendi se Allahu i fuqizoi të gjithë profetët dhe u dha atyre shenja dhe mrekulli të jashtëzakonshme, të cilat dëshmojnë profecinë e tyre dhe e bëjnë të domosdoshëm besimin e atij që i sheh në vërtetësinë e tyre, si dhe se ai është i mundur përballë kësaj sfide, aq sa nuk mund t'i refuzojë ato nga vetja, por megjithatë mund të mohojë e të kundërshtojë. Në të vërtetë, argumenti dhe mrekullia e Profetit ﷺ është Kurani, të cilin ia shpalli Zoti; për shkak të mrekullisë së qartë e të vazhdueshme që ai përmban, si dhe dobisë së tij të madhe e gjithëpërfshirëse. Kjo, ngase ai ngërthen thirrjen, argumentin dhe lajmërimin për atë që do të ndodhë. Kësisoj, dobia e tij përfshin si të pranishmit ashtu edhe ata që mungojnë, si ata që ekzistojnë tani ashtu edhe ata që do të vijnë më pas. Më pas, ai tha: "Andaj, shpresoj të jem Pejgamberi me më së shumti pasues në Ditën e Gjykimit.”
Vërtetimi i mrekullive për profetët, dhe kjo është prej mëshirës së Allahut të Lartësuar dhe mirësisë së Tij ndaj popujve.
Sqarimi i mrekullisë madhështore të Profetit ﷺ.
Sqarimi i pozitës së madhe të Profetit ﷺ dhe epërsisë së tij mbi të gjithë profetët.
Ibn Haxheri ka thënë në lidhje me thënien e tij: “Mua më është dhënë shpallja, të cilën ma ka shpallur Allahu”: “Qëllimi nuk është kufizimi i mrekullive të tij vetëm në të, as se atij nuk i janë dhënë mrekulli ashtu siç u janë dhënë atyre para tij, por qëllimi është se ajo është mrekullia më e madhe me të cilën ai është veçuar nga të tjerët.”
Neveviu ka thënë: "Andaj, shpresoj të jem Pejgamberi me më së shumti pasues në Ditën e Gjykimit,” është një nga shenjat e profecisë, pasi Profeti ﷺ tregoi për këtë në kohën kur muslimanët ishin të paktë. Më pas, Allahu i Lartësuar dhuroi mirësinë e Tij, u dha fitore muslimanëve dhe i bekoi ata, derisa kjo çështje arriti dhe u zgjerua në mesin e muslimanëve deri në këtë masë të njohur, dhe falënderimi i takon Allahut."
Sahihu i Buhariut (6/ 182) (4981).
Sahihu i Muslimit (1/ 134) (152).
Sahihu i Buhariut (6/ 182) (4981).
Sahihu i Muslimit (1/ 134) (152).
Më shumë (4)
عمدة القاري شرح صحيح البخاري (25/ 25).
شرح النووي على مسلم (2/ 188).
عمدة القاري شرح صحيح البخاري (25/ 25).
شرح النووي على مسلم (2/ 188).
Cituar në libra
5 Libra- Përmbledhje e shkurtër mbi Islamin sipas mësimeve të Kuranit Famëlartë dhe të traditës profetike“Çdo pejgamberi i janë dhënë disa mrekulli që njerëzit e asaj kohe të besojnë. Ndërkaq mua më është dhënë shpallja, të cilën ma ka shpallur Allahu. Andaj, shpresoj të jem pejgamberi me më shumë pasues në Ditën e Gjykimit.”
- ENCIKLOPEDIA E PYETJEVE DHE LETËRKËMBIMEVE"Çdo pejgamberi i janë dhënë mrekulli të denja për të besuar njerëzit e asaj kohe. Mua më është dhënë shpallja, të cilën ma ka shpallur Allahu. Andaj, shpresoj të jem pejgamberi me më shumë pasues në Ditën e Gjykimit!"
Më shumë (3)
- رسالة موجزة عن الإسلام كما جاء في القرآن الكريم والسنة النبوية (مشتملة على الأدلة)رِسَالَةٌُ مُوجَزَةٌُ عَنِ الْإِسْلَامِ كَمَا جَاءَ فِي الْقُرْآنِ الْكَرِيمِ وَالسَّنَةِ النَّبَوِيَّة-مشتملة على الأدلة -للحرمين-«مَا مِنَ الأَنْبِيَاءِ نَبِيٌّ إِلَّا أُعْطِيَ مَا مِثْلهُ آمَنَ عَلَيْهِ البَشَرُ وَإِنَّمَا كَانَ الَّذِي أُوتِيتُ وَحْيًا أَوْحَاهُ اللَّهُ إِلَيَّ فَأَرْجُو أَنْ أَكُونَ أَكْثَرَهُمْ تَابِعًا يَوْمَ القِيَامَةِ» [27].
- موسوعة الإيمان«مَا مِنَ الأَنْبِيَاءِ نَبِيٌّ إِلَّا أُعْطِيَ مِنَ الآيَاتِ مَا مِثْلُهُ أُومِنَ، أَوْ آمَنَ عَلَيْهِ البَشَرُ، وَإِنَّمَا كَانَ الَّذِي أُوتِيتُ وَحْيًا أَوْحَاهُ اللَّهُ إِلَيَّ، فَأَرْجُو أَنِّي أَكْثَرُهُمْ تَابِعًا يَوْمَ القِيَامَةِ
- نبراس طالب (4)1«مَا مِنَ الأَنْبِيَاءِ نَبِيٌّ إِلَّا أُعْطِيَ مَا مِثْلهُ آمَنَ عَلَيْهِ البَشَرُ، وَإِنَّمَا كَانَ الَّذِي أُوتِيتُ وَحْيًا أَوْحَاهُ اللهُ إِلَيَّ»