Të mos pastrohet askush me më pak se tre gurë.
Selmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:
“Idhujtarët na patën thënë: “Shohim se shoku (Pejgamberi) juaj po ju mëson çdo gjë. Madje, po jua mëson edhe si të kryeni nevojën fiziologjike.” I thashë: Po. Na ka ndaluar që gjatë kryerjes së nevojës: të pastrohemi nga jashtëqitja me dorën e djathtë, të drejtohemi nga kibla, si dhe na ka ndaluar të përdorim bajgat ose eshtrat (për pastrim). Ai po ashtu ka thënë: “Të mos pastrohet askush me më pak se tre gurë.”
قَالَ لَنَا الْمُشْرِكُونَ: إِنِّي أَرَى صَاحِبَكُمْ يُعَلِّمُكُمْ حَتَّى يُعَلِّمَكُمُ الْخِرَاءَةَ، فَقَالَ: أَجَلْ، إِنَّهُ نَهَانَا أَنْ يَسْتَنْجِيَ أَحَدُنَا بِيَمِينِهِ، أَوْ يَسْتَقْبِلَ الْقِبْلَةَ، وَنَهَى عَنِ الرَّوْثِ وَالْعِظَامِ وَقَالَ: «لَا يَسْتَنْجِي أَحَدُكُمْ بِدُونِ ثَلَاثَةِ أَحْجَارٍ».
Selman Farisiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Idhujtarët na thanë duke u tallur: Vërtet Profeti juaj ju mëson çdo gjë, madje ju mëson edhe si t'i kryeni nevojat fiziologjike, qoftë nevojën e madhe apo të vogël! Selmani i tha: Po. Na i ka mësuar normat e edukatës së kryerjes së nevojës; prej tyre është se Profeti ﷺ na ka ndaluar të heqim papastërtitë pas kryerjes së nevojës me dorën e djathtë, për ta ruajtur atë nga papastërtia dhe për shkak të nderimit dhe respektit, apo të kthehemi me fytyrë nga Qabeja gjatë nevojës së vogël apo të madhe. Ai e ka ndaluar pastrimin e papastërtive me bajga, mbetje të kafshëve dhe me eshtra, si dhe që njeriu të mos mjaftohet gjatë pastrimit me më pak se tre gurë.
Sqarimi se sheriati islam është gjithëpërfshirës dhe i përsosur në çdo gjë që i nevojitet njerëzimit.
Sqarimi i disa normave të nevojtores dhe istinxhasë (largimit të papastërtisë nga venddalja e urinës ose jashtëqitjes me ujë ose me gurë).
Drejtimi nga kibla gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike është i ndaluar, për shkak të fjalës së tij: “na ka ndaluar”, dhe parimi bazë kur diçka ndolohet nënkupton se ajo haram.
Ndalimi i pastrimit me ujë apo me gurë me dorën e djathtë, në shenjë nderimi për të.
Preferimi i dorës së djathtë ndaj së majtës, sepse dora e majtë përdoret për largimin e papastërtive dhe ndyrësirave, ndërsa e djathta për gjërat e tjera.
Detyrimi i largimit të papastërtisë me ujë apo me gurë, qoftë papastërtia e pakët apo e shumtë.
Ndalimi i pastrimit për ta larguar papastërtinë e nevojave fiziologjike me më pak se tre gurë, sepse më pak se tre gurë nuk e pastrojnë vendin në shumicën e rasteve.
Çdo gjë me të cilën arrihet qëllimi i pastrimit dhe i heqjes së gjësë së papastër, konsiderohet e vlefshme. Ndërsa fakti që Profeti ﷺ i theksoi specifikisht gurët, është për shkak se ata ishin mjeti më i përdorshëm, dhe ajo që është e tillë nuk ka kuptim të kundërt (përjashtues).
Preferohet që pastrimi me gurë nga jashtëqitja të përfundohet në numër tek, andaj nëse pastërtia arrihet me katër, preferohet të shtohet i pesti, e kështu me radhë. Bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: "Kush pastrohet me gurë nga jashtëqitja, le ta bëjë këtë në numër tek."
Ndalohet istixhmari (pastrimi) me bajga, sepse ato: ose janë të papastra, ose sepse janë ushqim për kafshët e xhinëve.
Ndalohet istixhmari (pastrimi) me eshtra, sepse ajo ose është e papastër, ose sepse është ushqim i vetë xhinëve.
Sahihu i Muslimit (1/ 224) (262).
Më shumë (14)
مشارق الأنوار على صحاح الآثار.
عياض بن موسى اليحصبي السبتي.
معجم اللغة العربية المعاصرة.
أحمد مختار عبد الحميد عمر بمساعدة فريق عمل.
توضيح الأحكام شرح بلوغ المرام.
عبد الله بن عبد الرحمن البسام.
تسهيل الإلمام بفقه الأحاديث من بلوغ المرام.
صالح بن فوزان بن عبد الله الفوزان.
فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.
محمد بن صالح العثيمين.
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
عبد الله صالح الفوزان.
شرح سنن أبي داود.
عبد المحسن بن حمد بن عبد المحسن العباد.