Skip to content

“Frika nga njerëzit të mos e pengojë askënd prej jush, që ta thotë të vërtetën kur e sheh ose e di atë.”

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Frika nga njerëzit të mos e pengojë askënd prej jush, që ta thotë të vërtetën kur e sheh ose e di atë.”

«لَا يَمْنَعَنَّ رَجُلًا مِنْكُمْ مَخَافَةُ النَّاسِ أَنْ يَتَكَلَّمَ بِالْحَقِّ إِذَا رَآهُ أَوْ عَلِمَهُ».

Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ iu drejtua shokëve të tij dhe, ndër këshillat që u dha, ishte se muslimani nuk duhet të pengohet nga frika apo pushteti i njerëzve për ta thënë të vërtetën ose për ta urdhëruar atë kur e sheh apo e di.

Mësime nga hadithi

Nxitja për ta shfaqur të vërtetën dhe për të mos e fshehur atë nga frika e njerëzve.

Thënia e së vërtetës nuk do të thotë shpërfillje e mirësjelljes, urtësisë dhe këshillës së mirë në mënyrën se si ajo shprehet.

Është detyrë të kundërshtohet e keqja dhe t’u jepet përparësi të drejtave të Allahut të Lartësuar mbi interesat e njerëzve që e kundërshtojnë Atë.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (4/ 53) (2191).

Suneni i Ibn Maxhes (5/ 141) (4007).

Musnedi i Ahmedit (17/ 490) (11403).