Skip to content

“Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”

«سَيَكُونُ فِي آخِرِ أُمَّتِي أُنَاسٌ يُحَدِّثُونَكُمْ مَا لَمْ تَسْمَعُوا أَنْتُمْ وَلَا آبَاؤُكُمْ، فَإِيَّاكُمْ وَإِيَّاهُمْ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se në fund të umetit (para Kiametit) do të shfaqen njerëz të cilët do të shpikin gënjeshtra dhe do të thonë gjëra që askush nuk i ka thënë para tyre dhe do të tregojnë hadithe të pavërteta e të trilluara. Kësisoj Profeti ﷺ na urdhëroi që të qëndrojmë larg tyre, të mos i shoqërojmë dhe të mos i dëgjojmë hadithet e tyre, që ato hadithe të trilluara të mos zënë vend në shpirtin tonë, e kështu të mos jemi në gjendje të shpëtojmë prej tyre.

Kuptimet e fjalëve

فإياكم إياهم: أمر بالابتعاد عنهم.

Mësime nga hadithi

Në këtë hadith tregohet një nga shenjat e profecisë, pasi Profeti ﷺ tregoi se çfarë do të ndodhte në umetin e tij, e kësisoj ndodhi ashtu siç tha ai.

Largimi nga ata që gënjejnë për të Dërguarin Allahut ﷺ e fenë islame dhe mosdëgjimi i gënjeshtrave të tyre.

Paralajmërim kundër pranimit ose shpërndarjes së haditheve nëse nuk vërtetohen si të sakta.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 12) (6).

Më shumë (1)

قرة عين المحتاج في شرح مقدمة صحيح مسلم بن الحجاج (2/ 8).