“Kur dikush planifikon të therë kurban, pasi të jetë parë hëna e re e muajit dhulhixhe, të mos shkurtojë asgjë nga qimet e as nga thonjtë, derisa ta therë kurbanin.”
Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Profetit ﷺ, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur dikush planifikon të therë kurban, pasi të jetë parë hëna e re e muajit dhulhixhe, të mos shkurtojë asgjë nga qimet e as nga thonjtë, derisa ta therë kurbanin.”
«مَنْ كَانَ لَهُ ذِبْحٌ يَذْبَحُهُ فَإِذَا أُهِلَّ هِلَالُ ذِي الْحِجَّةِ، فَلَا يَأْخُذَنَّ مِنْ شَعْرِهِ، وَلَا مِنْ أَظْفَارِهِ شَيْئًا حَتَّى يُضَحِّيَ».
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që ai që dëshiron të therë kurban, të mos presë asgjë nga flokët, as nga sqetullat, as nga mustaqet, as nga ndonjë pjesë tjetër e trupit; as nga thonjtë e duarve apo të këmbëve, pasi të jetë parë hëna e re e muajit Dhulhixhe, derisa të kryejë therjen e kurbanit.
Kush vendos të therë kurban pas hyrjes së dhjetë ditëve (të Dhulhixhes), ai duhet të fillojë të përmbahet nga gjëra e përmendura (të mos presë asgjë nga qimet e trupit apo thonjtë), që nga momenti kur e bën nijet, derisa ta kryejë therjen e kurbanit.
Nëse nuk e ther kurbanin në ditën e parë, ai vazhdon të përmbahet (nga prerja e flokëve dhe thonjve), derisa ta kryejë therjen në cilëndo ditë nga ditët e teshrikut.
Sahihu i Muslimit (3/ 1566) (1977).
Më shumë (6)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (3/ 199).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (6/ 450).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1165).