Skip to content

“Secili musliman e ka për detyrë që të lahet (të paktën) një herë në çdo të shtatën ditë, kur dhe lan kokën dhe trupin.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Secili musliman e ka për detyrë që të lahet (të paktën) një herë në çdo të shtatën ditë, kur dhe lan kokën dhe trupin.”

«حَقٌّ عَلَى كُلِّ مُسْلِمٍ أَنْ يَغْتَسِلَ فِي كُلِّ سَبْعَةِ أَيَّامٍ يَوْمًا، يَغْسِلُ فِيهِ رَأْسَهُ وَجَسَدَهُ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Në këtë hadith i Dërguari i Allahut ﷺ tregon se është obligim i përforcuar për çdo musliman, moshërritur e të mençur, që të lahet një herë në çdo shtatë ditë të javës dhe në këtë ditë të lajë kokën dhe trupin duke synuar kështu pastërtinë. Dita më parësore e këtyre ditëve është xhumaja, siç kuptohet nga disa transmetime. Gusli (larja e tërësishme trupit) në ditën e xhuma para namazit është një rekomandim i përforcuar, edhe nëse dikush lahet, bie fjala, të enjten. Ajo që dëshmon se një gjë e tillë nuk është obligim është thënia e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "Njerëzit i kryenin vetë punët e tyre, andaj në namazin e xhumasë vinin në gjendjen që ishin duke punuar. Prandaj, Profeti ﷺ u tha: “Sikur të laheshit!” E shënon Buhariu dhe në transmetimin tjetër të tij qëndron: “Ndonjëherë kundërmonin erë të pakëndshme.” Pra, erë djerse e të ngjashme dhe, megjithatë, atyre u tha: “Sikur të laheshit”, kështu që të tjerëve pos tyre më parësore është t'u thuhet diçka e tillë.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Interesimi dhe kujdesi që Islami i ka kushtuar pastrimit dhe pastërtisë.

Gusli në ditën e xhuma për namaz është një veprim me rekomandim të përforcuar.

Meqë u përmend edhe koka, ndonëse kur të përmendet trupi e përfshin edhe kokën, kjo tregon rëndësinë që duhet t'i kushtohet asaj gjatë larjes.

Gusli është obligim për këdo që kundërmon aromë të pakëndshme, që i bezdis muslimanët.

Dita që ëshë më mirë të bëhet gusli është dita e xhuma, për shkak të vlerës së saj.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 5) (897).

(2/ 7) (903).

Sahihu i Muslimit (2/ 582) (849).

Më shumë (3)

عمدة القاري شرح صحيح البخاري (6/ 193).

إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (2/ 169).

التيسير بشرح الجامع الصغير للمناوي (1/951).