Mblidhuni rreth ushqimit tuaj dhe përmendni emrin e Allahut, që të keni begati në të.
Vahshi ibn Harbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
"Ata thanë: - O i Dërguari i Allahut, ne hamë, por nuk ngopemi. - "Ndoshta hani të ndarë?" - i pyeti ai. - Po, - u përgjigjën ata. - "Atëherë mblidhuni rreth ushqimit tuaj dhe përmendni emrin e Allahut, që të keni begati në të!" - u tha ai.
أَنَّهُمْ قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا نَأْكُلُ وَلَا نَشْبَعُ، قَالَ: «فَلَعَلَّكُمْ تَأْكُلُونَ مُتَفَرِّقِينَ؟» قَالُوا: نَعَمْ. قَالَ: «فَاجْتَمِعُوا عَلَى طَعَامِكُمْ، وَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهِ، يُبَارَكْ لَكُمْ فِيهِ».
Disa nga sahabët e pyetën Profetin ﷺ dhe i thanë: "Ne hamë, por nuk ngopemi." Profeti ﷺ u tha: "Ndoshta ju ndaheni kur ushqeheni; e secili ushqehet i vetëm?" Ata thanë: "Po." Ai tha: "Mblidhuni dhe hani së bashku e jo të ndarë, dhe përmendni emrin e Allahut gjatë ngrënies duke thënë "bismilah", që t'ju jepet bereqet në të dhe të ngopeni."
Tubimi rreth ushqimit dhe thënia "Bismilah" gjatë të ngrënit është shkak për arritjen e bekimit në ushqim dhe arritjen e ngopjes nga ngrënia e tij.
Përçarja e tëra është e keqe, dhe bashkimi i tëri është i mirë.
Ai i nxit muslimanët të bashkohen dhe të thonë bismilah gjatë ngrënies.
Sindiu ka thënë: "Me mbledhjen së bashku zbresin begatitë në ushqime, e, me përmendjen e emrit të Allahut të Lartësuar, shejtani pengohet të arrijë tek ushqimi."
Suneni i Ebu Davudit (5/ 588) (3764).
Suneni i Ibn Maxhes (4/ 418) (3286).
Musnedi i Ahmedit (25/ 485) (16078).
Më shumë (6)
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (4/ 217).
نزهة المتقين بشرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 607).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 59).