Skip to content

Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje

Shedad ibën Evsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Dy gjëra i kam mbajtur në mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ:

"Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe, kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: mprihni thikat dhe qetësojeni bagëtinë (kurbanin)."

«إِنَّ اللهَ كَتَبَ الْإِحْسَانَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ، فَإِذَا قَتَلْتُمْ فَأَحْسِنُوا الْقِتْلَةَ، وَإِذَا ذَبَحْتُمْ فَأَحْسِنُوا الذَّبْحَ، وَلْيُحِدَّ أَحَدُكُمْ شَفْرَتَهُ، فَلْيُرِحْ ذَبِيحَتَهُ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje. Mirësia nënkupton që robin ta shoqërojë në vazhdimësi ndjenja se Allahu e vëzhgon gjatë adhurimit të Tij, kur bën hair, kur t'ua largojnë ndonjë dëmtim krijesave. Këtu bëjnë pjesë edhe vrasja e therja. Mirësia gjatë vrasjes sipas kisasit (ligjit të barazisë në ndëshkim) është që gjatë implementimit të këtij ndëshkimi të zgjidhet mënyra më e lehtë, më e butë dhe më e shpejtë për atë që ekzekutohet. Mirësia gjatë therjes është që të tregohet i butë ndaj bagëtisë, fillimisht duke mprehur mirë thikën, por të mos e mprehë atë para bagëtisë, si dhe të mos e shohin therjen bagëtitë e tjera.

Kuptimet e fjalëve

الشفرة: السكين العريضة.

Mësime nga hadithi

Mëshira dhe butësia e Allahut me krijesat.

Mirësia gjatë vrasjes dhe therjes bëhet në formë të ligjësuar.

Përsosja e sheriatit (ligjit islam) dhe se ai i përfshin të gjitha të mirat, e prej kësaj janë mëshira dhe butësia ndaj kafshëve.

Është i ndaluar gjymtimi i njeriut pas vrasjes së tij.

Ndalohet çdo gjë që përfshin torturimin e kafshëve.

Referencat

Sahihu i Muslimit (3/ 1548) (1955).

Më shumë (8)

التحفة الربانية في شرح الأربعين حديثا النووية (ص38).

شرح الأربعين النووية.

لابن عثيمين (ص185).

فتح القوي المتين في شرح الأربعين وتتمة الخمسين.

للعباد (ص65).

فتح الباري.

لابن حجر (9/ 644).

شرح النووي على مسلم (13/ 107).