“E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta turbullonte atë.”
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“I thashë Profetit ﷺ: “Mjafton që Safija është kështu e ashtu.” Disa transmetues thonë: "Donte të thoshte se ishte e shkurtër." Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta turbullonte atë.” Ajo sërish tregon: “Njëherë ia imitova një person, porse Profeti ﷺ më tha: “Unë nuk kam dëshirë ta imitojë dikë, qoftë edhe nëse shpërblehem me kaq e me kaq.”
قُلْتُ لِلنَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: حَسْبُكَ مِنْ صَفِيَّةَ كَذَا وَكَذَا، -قَالَ أَحدُ الرُّوَاةِ: تَعْنِي قَصِيرَةً- فَقَالَ: «لَقَدْ قُلْتِ كَلِمَةً لَوْ مُزِجَتْ بِمَاءِ الْبَحْرِ لَمَزَجَتْهُ» قَالَتْ: وَحَكَيْتُ لَهُ إِنْسَانًا، فَقَالَ: «مَا أُحِبُّ أَنِّي حَكَيْتُ إِنْسَانًا وَأَنَّ لِي كَذَا وَكَذَا».
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Profetit ﷺ: “Mjafton për ty që Safija” - duke pasur për qëllim nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se njëra prej të metave të saj trupore ishte se ajo ishte e shkurtër. Atëherë ai u përgjigj: “E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta mbulonte, do ta ndryshonte dhe do ta prishte atë.” Ajo shtoi: “Unë e imitova dikë me nënçmim.” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Nuk do të isha i kënaqur ta përmendja të metën e askujt, as ta imitoja dikë në veprime apo fjalë me nënçmim, qoftë edhe sikur për këtë të më jepej një pasuri e madhe nga kjo botë.”
Paralajmërim dhe kërcënim ndaj atyre që bëjnë përgojim.
Imitimi i pamjes ose i veprimeve të të tjerëve në mënyrë përçmuese apo nënvleftësuese, konsiderohet përgojim i ndaluar.
Përshkrimi i të metave trupore të të tjerëve është një formë përgojimi.
Kadi ka thënë: “Përzierja”, do të thotë bashkim dhe ndryshim i gjendjes, duke i shtuar diçka tjetër. Kuptimi këtu është se, po të ishte ky përgojim diçka që do të përzihej me ujin e detit, ai do ta ndryshonte gjendjen e tij, pavarësisht madhësisë dhe bollëkut të detit. Kësisoj, sa më shumë do të ndikonte në një sasi të kufizuar veprash, nëse do të përzihej me to."
Sqarim i një pjese të xhelozisë, që mund të ndodhë mes grave.
Profeti ﷺ nuk e miratoi të keqen.
Zvogëlimi i vlerës së kësaj bote dhe i gjithçkaje që ajo përmban, kur krahasohet me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe shmangien e hidhërimit të Tij.
Islami është fe e moralit të lartë dhe urdhëron ruajtjen e nderit të njerëzve nga shkelja, qoftë me fjalë apo veprime, sepse një sjellje e tillë mbjell armiqësi dhe urrejtje mes muslimanëve.
Suneni i Ebu Davudit (7/ 237) (4875).
Suneni i Tirmidhiut (4/ 275) (2502).
Musnedi i Ahmedit (41/ 433) (24964).
Më shumë (8)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (3/ 25).
مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.
للقاري (7/ 3046).
التيسير بشرح الجامع الصغير.
للمناوي (2/ 339).
فيض القدير شرح الجامع الصغير.
للمناوي (5/ 411).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- قاموس الكبائرموسوعة الكبائر - المجموعة الثانية«لَقَدْ قُلْتِ كَلِمَةً لَوْ مُزِجَتْ بِمَاءِ البَحْرِ لَمَزَجَتْهُ»، قَالَتْ: وَحَكَيْتُ لَهُ إِنْسَانًا، فَقَالَ: «مَا أُحِبُّ أَنِّي حَكَيْتُ إِنْسَانًا وَإِنَّ لِي كَذَا وَكَذَا» [130].
- قاموس الكبائرموسوعة الكبائر - المجموعة الرابعة«لَقَدْ قُلْتِ كَلِمَةً لَوْ مُزِجَتْ بِمَاءِ الْبَحْرِ لَمَزَجَتْهُ». قَالَتْ: وَحَكَيْتُ لَهُ إِنْسَانًا، فَقَالَ: «مَا أُحِبُّ أَنِّي حَكَيْتُ إِنْسَانًا، وَإِنَّ لِي كَذَا وَكَذَا»[28].
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (3)، والسيرة النبوية (3)السيرة النبوية (3)قُلْتُ لِلنَّبيِّ ﷺ: حَسْبُكَ مِنْ صَفيَّةَ كَذا وَكَذا - تَعْنِي: قَصِيرَةً. فَقالَ ﷺ: «لَقَدْ قُلْتِ كَلِمَةً لَوْ مُزِجَتْ بِماءِ البَحْرِ لَمَزَجَتْهُ».