2 : 3
ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡغَيۡبِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ
të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne;
Explanation & meanings · 3
- “të fshehtën”: ky është përkthimi i fjalës “gajb” që përfshin gjithçka që është përtej perceptimeve njerëzore dhe e pakapshme nga arsyeja e thjeshtë, si p.sh.: ringjallja, Xheneti (Parajsa), Xhehenemi (Ferri), paracaktimi hyjnor etj. Të gjitha këto gjëra janë përtej mendjes sonë dhe zbulohen vetëm nëpërmjet Shpalljes Hyjnore.
- Namazi është shtylla e dytë e Islamit. Ai është një ritual i posaçëm i përbërë nga leximi i pjesëve të caktuara prej Kuranit dhe nga recitime lavdesh e lutjesh për Zotin, të kombinuara me lëvizje të veçanta. Namazi është i detyrueshëm të kryhet nga çdo besimtar pesë herë në ditë në kohë të caktuara.
- Vargu bën fjalë për çdo lloj shpenzimi në të mirë të njerëzve, përfshirë këtu edhe zekatin – 1/40 e pasurisë –, që është detyrim financiar për çdo mysliman të pasur.