Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

19 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

kur Pejgamberi ﷺ e falte namazin e sabahut, rrinte në xhami derisa Dielli lindte mirë. Vazhdon Xhabiri duke treguar: "Nuk largohej nga vendi pasi e falte sabahun derisa lindte Dielli. Kur lindte Dielli, largohej. Të pranishmit bisedonin dhe ndonjëherë flisnin për periudhën e injorancës paraislame e qeshnin, kurse ai buzëqeshte.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“O Allah, unë jam njeri, andaj këdo që qortoj rëndë, mallkoj ose godas me kamxhik prej muslimanëve, këtë bëje pastrim dhe mëshirë për të!”
Sahih Muttefek alejhi
“Oj nëna e besimtarëve, më informo për moralin e të Dërguarit të Allahut ﷺ!” Ajo i tha: "A nuk e lexon Kuranin?" Thashë: "Po." Ajo tha: "Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani."
Sahih Transmeton Muslimi në një hadith të gjatë.
"Familja e Muhamedit ﷺ nuk është ngopur me ushqim gruri tri net radhazi, që kur erdhi në Medinë e derisa ndërroi jetë."
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ dërgoi një ekspeditë dhe caktoi si prijës të tyre një burrë nga ensarët, si dhe i urdhëroi ata që t'i bindeshin atij. Ai u zemërua e u tha: "A nuk ju urdhëroi Profeti ﷺ që të më bindeni?" Ata thanë: "Po." Ai u tha: "Atëherë, mblidhni dru për mua!" Ata i mblodhën. Ai u tha: "Ndizni një zjarr!" Ata e ndezën. Më pas u tha: "Hyni në të!" Ata deshën (të hynin), por filluan të mbanin njëri-tjetrin e të thoshin: "Ne kemi ikur te Profeti ﷺ pikërisht nga Zjarri!" Kështu vazhduan derisa zjarri u shua dhe zemërimi i tij u qetësua. Ky lajm i arriti Profetit ﷺ dhe ai tha: "Sikur të hynin në të, nuk do të dilnin prej tij deri në Ditën e Kiametit. Nënshtrimi bëhet vetëm në gjëra të mira."
Sahih Muttefek alejhi
"Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë."
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti i Allahut ﷺ u shkroi Kisrës, Kajserit, Nexhashiut dhe çdo tirani, duke i ftuar tek Allahu i Lartmadhëruar, e ky nuk ishte ai Nexhashiu, të cilit Profeti ﷺ ia fali namazin (e xhenazes në mungesë)."
Sahih Transmeton Muslimi.
"Familja e Muhamedit ﷺ nuk ka ngrënë dy vakte në një ditë, përveçse njëri prej tyre ishte hurma."
Sahih Muttefek alejhi