Kur Pejgamberi ﷺ e falte namazin e sabahut, rrinte në xhami derisa Dielli lindte mirë.
Xhabir ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se,
kur Pejgamberi ﷺ e falte namazin e sabahut, rrinte në xhami derisa Dielli lindte mirë. Vazhdon Xhabiri duke treguar: "Nuk largohej nga vendi pasi e falte sabahun derisa lindte Dielli. Kur lindte Dielli, largohej. Të pranishmit bisedonin dhe ndonjëherë flisnin për periudhën e injorancës paraislame e qeshnin, kurse ai buzëqeshte.”
أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ إِذَا صَلَّى الفَجْرَ جَلَسَ فِي مُصَلَّاهُ حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ حَسَنًا، وَقَالَ: كَانَ لَا يَقُومُ مِنْ مُصَلَّاهُ الَّذِي يُصَلِّي فِيهِ الصُّبْحَ أَوِ الغَدَاةَ، حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ، فَإِذَا طَلَعَتِ الشَّمْسُ قَامَ، وَكَانُوا يَتَحَدَّثُونَ فَيَأْخُذُونَ فِي أَمْرِ الجَاهِلِيَّةِ، فَيَضْحَكُونَ وَيَتَبَسَّمُ.
Prej sunetit të Profetit ﷺ ishte që, kur falte sabahun, qëndronte ulur në vendfaljen e tij (xhami) derisa të lindte dielli dhe të ngrihej lart, dhe nuk ngrihej nga vendfalja e tij në të cilën falte sabahun, derisa të lindte dielli. Kur lindte dielli, ai ngrihej. Ata bisedonin dhe nisnin të përmendnin disa nga çështjet e tyre para Islamit, ndërsa ai heshtte; ata qeshnin, kurse ai ndonjëherë buzëqeshte me ta.
Preferohet që të bëhet dhikr pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli, dhe të qëndrohet në vendin e faljes përderisa nuk ka ndonjë arsye.
Sqarim rreth moraleve të larta dhe sjelljes së butë të Profetit ﷺ, i cili ulej me shokët e tij, dëgjonte bisedat dhe tregimet e tyre dhe buzëqeshte me to.
Lejohet të bisedohet dhe të përmenden ditët e xhahilijetit në xhami.
Lejohet e qeshura dhe buzëqeshja, sepse e ndaluar është e qeshura e tepërt.
Sahihu i Muslimit (1/ 464) (670).
Më shumë (2)
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (14/ 407).
المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (2/ 296).