Thuaj: "La ilahe il-lallah, që të dëshmoj për ty në Ditën e Kiametit
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha xhaxhait të vet: “Thuaj: "La ilahe il-lallah, që të dëshmoj për ty në Ditën e Kiametit.” Ai ia ktheu: "Sikur kurejshët të mos ma llogarisnin për turp, do të ta gëzoja zemrën duke e shqiptuar atë, por ata do të thonë: "Frika ishte ajo që e shtyu të thoshte kështu." - Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.” (El Kasas, 56)
قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِعَمِّهِ: «قُلْ: لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، أَشْهَدُ لَكَ بِهَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ»، قَالَ: لَوْلَا أَنْ تُعَيِّرَنِي قُرَيْشٌ، يَقُولُونَ: إِنَّمَا حَمَلَهُ عَلَى ذَلِكَ الْجَزَعُ لَأَقْرَرْتُ بِهَا عَيْنَكَ. فَأَنْزَلَ اللهُ: {إِنَّكَ لا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ } [القصص: 56].
Profeti ﷺ i kërkoi xhaxhait të tij, Ebu Talibit, derisa ishte në grahmat e vdekjes, të thoshte: "La ilahe ilallah", që të ndërmjetësonte për të me këtë fjalë në Ditën e Kiametit dhe të dëshmonte se ishte bërë musliman. Ai nuk pranoi ta shqiptonte dëshminë (shehadetin) nga frika se kurejshët do ta shanin dhe do të thoshin: "Ai u bë musliman nga frika e vdekjes dhe për shkak të dobësisë!" Prandaj ai i tha Profetit ﷺ: "Po të mos ishte kjo, do të fusja gëzim në zemrën tënde duke e shqiptuar dëshminë (shehadetin) dhe do ta realizoja dëshirën tënde derisa të kënaqeshe!" Kështu, Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin që tregon se Profeti ﷺ nuk e ka në dorë udhëzimin e suksesit, që dikush të bëhet musliman, por vetëm Allahu i Lartmadhëruar i jep sukses kujt të dojë, ndërsa Profeti ﷺ i udhëzon njerëzit me udhërrëfim, sqarim, përudhje dhe thirrje në rrugën e drejtë.
...:
E vërteta nuk braktiset nga frika e asaj që thonë njerëzit.
Profeti ﷺ e ka në dorë udhëzimin e përudhjes dhe tregimit të rrugës, e jo udhëzimin e suksesit.
Është e lejuar që i sëmuri jobesimtar të vizitohet, për ta ftuar në Islam.
Kujdesi që tregonte Profeti ﷺ për të ftuar tek Allahu i Lartësuar, në çdo gjendje dhe në çdo situatë.
Sahihu i Muslimit (1/ 55) (25).
Më shumë (2)
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (1/ 539).
النهاية في غريب الحديث والأثر (ص 742).