Skip to content

Pejgamberi ﷺ kur e dërgoi atë për në Jemen e urdhëroi që për tridhjetë lopë të marrë një lopë njëvjeçare apo një mëzat njëvjeçar për zekat.

Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Pejgamberi ﷺ kur e dërgoi atë për në Jemen e urdhëroi që për tridhjetë lopë të marrë një lopë njëvjeçare apo një mëzat njëvjeçar për zekat, kurse për dyzet lopë, një lopë dyvjeçare. Ndërkaq për të rriturin (dhimi) merret një dinar (xhizje, taksë vjetore), apo vlera e njëjtë nga rrobat meafir, që ishin rroba jemenase.”

أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَمَّا وَجَّهَهُ إِلَى الْيَمَنِ أَمَرَهُ أَنْ يَأْخُذَ مِنَ الْبَقَرِ مِنْ كُلِّ ثَلَاثِينَ تَبِيعًا أَوْ تَبِيعَةً، وَمِنْ كُلِّ أَرْبَعِينَ مُسِنَّةً، وَمِنْ كُلِّ حَالِمٍ -يَعْنِي مُحْتَلِمًا- دِينَارًا أَوْ عَدْلَهُ مِنَ المَعَافِرِ، ثِيَابٌ تَكُونُ بِالْيَمَنِ.

Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
Sahih bi shevahidi
Shpjegimi

Profeti ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në Jemen për t'i mësuar njerëzit dhe për t'i thirrur ata, dhe mes tjerash e urdhëroi që të merrte nga muslimanët zekatin e lopëve të tyre: për tridhjetë lopë të marrë një lopë njëvjeçare apo një mëzat njëvjeçar për zekat, kurse për dyzet lopë, një lopë dyvjeçare. Dhe të marrë xhizjen (taksën vjetore) nga ithtarët e Librit - hebrenjtë dhe të krishterët, për çdo mashkull të rritur nga një dinar, ose vlerën e një dinari prej rrobave të Jemenit të quajtura: meafir.

Mësime nga hadithi

Xhizja nuk merret veçse nga ai që ka arritur moshën e pjekurisë, sepse kriteri për atë nga i cili nuk merret është: ai që nuk lejohet të vritet nëse zihet rob, si: fëmija, gruaja dhe të tjerë.

Përcaktimi i sasisë së xhizjes i lihet ixhtihadit të imamit, sepse ajo ndryshon në varësi të ndryshimit të vendit dhe të kohës, si dhe të pasurisë dhe varfërisë. Argument për këtë është se Profeti ﷺ ishte ai që e përcaktoi atë për banorët e Jemenit, duke i thënë Muadhit: "... për të rriturin (dhimi) merret një dinar (xhizje)", ndërsa xhizja u rrit në përcaktimin e Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur ai e përcaktoi atë për banorët e Shamit.

Kujdesi për mbledhjen e zekatit dhe caktimi i atyre që e mbledhin atë, janë prej detyrave të prijësit.

Viçi (ar. et tebi): është ai që ka mbushur një vit dhe ka hyrë në vitin e dytë, dhe është quajtur *tebi* sepse ende e ndjek nënën e tij.

Dinari: monedhë ari, ndërsa dinari islam: pesha e tij është katër gramë e çerek ar (4.25 gramë).

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (3/ 26) (1576).

Suneni i Tirmidhiut (2/ 13) (623).

Suneni i Nesaiut (5/ 25) (2450 - 2451).

Suneni i Ibn Maxhes (3/ 22) (1803).

Më shumë (6)

فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (3/ 35).

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

لعبد الله البسام (3/ 297).

سبل السلام.

للصنعاني (1/ 517 ).